Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për angazhimin e ekspertëve lidhur me studimet e reja që do të bëhen në ndërmarrjen “Trepça” bazuar në përvojat ndërkombëtare të ngjashme me kombinatin kosovar.
Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se është e nevojshme një gjë e tillë dhe se ekipi që do të angazhohet do të kryej studimet e duhura.