Suedia, 70 milionë euro Kosovës

01.02.2016 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Suedia, 70 milionë euro Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës priti sot në takim sekretaren e shtetit për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Ulrika Modéer.

Selimi falënderoi sekretaren Modéer për mbështetjen që Suedia i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian si dhe në rrafshin ekonomik. Ai theksoi punën e shkëlqyer të Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA). Më tej, zëvendësministri Selimi tha se e mirëpret mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në realizimin e prioriteteve të politikës së jashtme, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Zëvendësministri Selimi dhe sekretarja Modéer shkëmbyen pikëpamjet për zhvillimet globale, me theks të posaçëm në sektorin e sigurisë.

Modéer nënvizoi rëndësinë e komponentit ekonomik për sigurinë dhe ajo siguroi përkrahjen e fuqishme që Suedia do t’i japë Kosovës në kuadër të Strategjisë Afatgjatë për Ballkanin Perëndimor 2014-2020. Më herët gjatë ditës, përfaqësuesja e shtetit suedez ka nënshkruar me autoritetet kosovare marrëveshjen për asistencë në vlerë prej 70 milionë euro.

Gjithashtu, sekretarja Modéer ka përshëndetur angazhimin e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serhinë dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, si hyrje të Kosovës në marrëdhënie kontraktuale me famijen evropiane.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare