Pjesëtarë të Policisë së Kosovës tashmë janë vendosur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, aty ku është paralajmëruar të mbahet protesta e ish – luftëtarëve të UÇK-së.
Protesta është paralajmëruar nga Këshilli për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, për siç kanë thënë ata vonesave dhe parregullsive tjera që po ndodhin në lidhje me veteranët e UÇK-së.
Megjithëse thanë se do të angazhohen që protesta të jetë paqësore, ata nuk kanë garantuar që gjithçka do të shkojë mirë për shkak të padrejtësive të mëdha që u janë bërë veteranëve nga ana e Qeverisë.

















