Ish ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj I ka komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Nikoliç i cili ka lidhur Kosovën me terrorizmin.
Sipas Hoxhajt, këto janë analogji të gabuara dhe tendencioze të Nikoliçit me çka e ka fyer Kosovën.
Hoxhaj ka thënë se Serbia duhet të ndërpresë taktikat e saj “terroriste” kundër pavarësisë së Kosovës.