Në veri, më pak incidente ndëretnike

31.01.2016 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Në veri, më pak incidente ndëretnike

Gjatë vitit të kaluar, në veriun e Kosovës janë shënuar më së paku incidente ndëretnike ndërmjet të rinjve, në krahasim me vitet paraprake, vlerësojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Ata e konsiderojnë këtë fakt si përparim, duke pasur parasysh mënyrën se si ka funksionuar ose jo ligji në veriun e Kosovës, tash e sa vjet.

Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se rastet e raportuara në polici, si incidente që për motiv kanë pasur urrejtjen etnike, gjatë vitit 2015, kanë qenë vetëm katër sosh.

“Kemi pasur 4 raste të regjistruara si të tilla. Të katër rastet janë hetuar dhe përfunduar me sukses nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe hetuesve të saj në nivelin rajonal”.

“Gjithsesi, kemi pasur një numër të dyshuarve të arrestuar që janë sjell para drejtësisë për aktet, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me sulme fizike dhe shkaktim të lëndimeve trupore. Kryesisht, kemi të bëjmë me mosha të reja, të mitur dhe të rinj, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastet e tilla të rrahjeve të ndryshme dhe shkaktimit të lëndimeve trupore”, bën të ditur Hoti.

Ai shton se e rëndësishme është që rastet e tilla janë identifikuar nga policia dhe disa prej tyre edhe janë parandaluar në flagrancë.

Hoti thekson se pavarësisht angazhimit të Policisë për parandalimin e veprave penale në përgjithësi, në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, një gjë të tillë e bën të vështirë mungesa e mekanizmave që do ta bënin funksionale Gjykatën Themelore në Mitrovicën e veriut.

“Mungesa e prezencës së Gjykatës Themelore, Prokurorisë dhe institucioneve tjera lokale, të cilat ishte dashur ta mbështesnin punën e Policisë në aspektin e sigurisë, sigurisht që ndikon mjaft në zhvillimin e punës policore, por edhe në krijimin e një besueshmërie më të lartë të vetë qytetarëve në siguri”, thotë Hoti.

Në anën tjetër, Aca Mitiq, nga organizata joqeveritare “Aktiv”, vlerëson se sistemi i paplotësuar dhe jofunksional i sundimit të ligjit në veri të Kosovës, lë hapësirë për përhapjen e dukurive devijuese shoqërore.

“Të besuarit në mosndëshkimin e veprave, ndikon si faktor stimulues për rekrutimin e të rinjve për vepra joligjore dhe kjo është e dukshme këtu, në veri. Për këtë arsye, është me rëndësi vendimtare vendosja e sistemit efikas ligjor për mbrojtjen e lirive dhe sigurisë së qytetarëve, jetëve dhe pasurisë së tyre”.

“Policia duhet të nisë programet që parandalojnë dhunën dhe kriminalitetin. Duhet të fillojnë të ashtuquajturat programe ‘policia në komunitet’, që nënkupton afrimin e policisë me qytetarët nëpër lagje, rrugë, fqinjësi, si dhe të përfshihet në nismat qytetare që kanë për qëllim vlerat e tilla”, thotë Mitiq.

Por, çfarë thonë qytetarët e Mitrovicës së veriut, lidhur me atë se a ndihen të sigurt në qytetin ku jetojnë?

Jovan Petroviq, student, vlerëson se e gjitha varet nga kushtet, në të cilat jetojnë të rinjtë.

“Unë ndihem i sigurt për shkak se kam lindur, jam rritur dhe jetoj këtu. Por, vetëm për këtë, sepse është më se e dukshme që ne të rinjtë po rritemi në një atmosferë që nuk është normale. Kaq shumë vite kanë qenë pa sundim të rendit dhe ligjit. E shihni edhe vetë që më nuk ka përplasje ndëretnike si më parë, por ajo pasojë e mossundimit të ligjit për shumë vite, ka sjellë deri te rritja e delikuencës së të miturve në Mitrovicën e veriut”, shprehet Petroviq.

Nikola Pavloviq, thotë se jeton në, siç e quan ai, relacionin Nish- Mitrovicë e veriut. I ka dy fëmijë, që studiojnë në Mitrovicën e veriut. Ai thotë se e ka të njëjtën drojë për ta, si në Nish, ashtu edhe në Mitrovicën e veriut.

“T’u them të drejtën, nuk po hetoj ndonjë ndryshim ndërmjet jetës këtu dhe në Nish. Edhe në Nish ka rrahje ndërmjet të rinjve, ka dhunë, plot narkomanë, lokale dhe lagje të dyshimta, sikur gjithkund tjetër. Madje, mendoj se këtu, në Mitrovicën e veriut, situata është e shkëlqyer, duke pasur parasysh aq shumë vite të mungesës së sundimit të ligjit”, thekson Pavloviq.

Megjithatë, në fund të javës së kaluar, në komunën e Mitrovicës së veriut kanë ndodhur dy incidente, brenda 12 orëve, ndonëse ato nuk kishin prapavijë ndëretnike, kanë theksuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Incidenti më i rëndë ka ndodhur më 24 janar, rreth orës 21: 30, në qendër të qytetit, kur dy të rinj serbë janë plagosur, raporton rel.

Ditën e ardhshme, në orët e mëngjesit, është plaçkitur një bankë në Mitrovicën e veriut.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare