Politika në favor të bizneseve të mëdha

30.01.2016 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Politika në favor të bizneseve të mëdha

Zhvillimi i aktiviteteve të kompanive private në Kosovë varet nga raportet apo lidhjet që kanë në mes partive politike dhe institucioneve të larta, konsiderojnë ekspertë për çështje ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Por, një gjë e tillë mohohet nga biznesmenë që janë të përfshirë në politikë.

Për të qenë kompani me përfitime të mëdha materiale, bizneset u ofrojnë shërbime përfaqësuesve të politikës, e këta të fundit më vonë ofrojnë favore të ndryshme ekonomike.

Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, për Radion Evropa e Lirë, thotë se praktikat e deritashme kanë treguar se kompanitë me afarizëm pozitiv, kanë qenë gjithnjë të mbështetura me partinë në pushtet, por edhe me institucionet qendrore.

Ai, madje, tregon se ka raste që kompani të caktuara e kanë ndërruar veprimtarinë e tyre, duke u regjistruar kompani, për të cilat institucionet publike kanë pasur nevojë të japin tenderë.

“Ka shumë kompani që në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit kanë qenë të regjistruara për çështje tjetër, por me ardhjen në pushtet të partive, me të cilat kanë pasur lidhje, e kanë ndërruar fushë-veprimin dhe kanë kaluar në ndërtim të shkollave apo rrugëve, për shkak se aty ka qenë tregu për marrjen e tenderëve”, thotë Demhasaj.

Ndryshe, sipas një hulumtimi të realizuar nga kjo organizatë, vitin e kaluarthuhet se financuesit e partive politike, për periudhën 2007-1014, kanë marrë 442 tenderë, duke përfituar mbi 220 milionë euro.

Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, thotë se nuk do të ishte asgjë e keqe, nëse relacionet biznes- politikë zhvillohen në mënyrë normale.

Por, në Kosovë, thotë ai, politika po favorizon kompani të caktuara duke rrezikuar zhvillimin e veprimtarive të bizneseve të vogla.

“Do të thotë nëpërmjet dhëniesë tenderëve, formave të ndryshme të krijimit të favoreve dhe në këtë mënyrë prishet konkurrenca e lirë. Dhe, në këtë mënyrë u jepen favore kompanive të caktuara. Nuk është rastësi se shumë hulumtime dhe analiza tregojnë se pikërisht ato kompani që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me paranë publike, kanë edhe rritje më të shpejtë, ndërkaq ndodh që në momentet e caktuara kur prishet ky relacion, të kenë probleme dhe vështirësi”, konsideron Rexhepi.

Në anën tjetër, Ramiz Kelmendi është pronar i kompanisë “Elkos”, por edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Kosovës. Ai për Radion Evropa e Lirë, tregon se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë favor nga politika në adresë të biznesit të tij.

Kelmendi tregon se në Kosovë udhëheq 24 qendra tregtare, 2 në Maqedoni, një në Shqipëri dhe një në Mal të Zi, me një vlerë prej 110 milionë eurosh.

“Është krijuar një opinion se biznesmenët duhet të mbesin vetëm biznesmenë e fare mos të jenë të inkuadruar në jetën politike, e që mund të ndikojnë në ndryshimin e gjendjes politike dhe ekonomike.

Unë as që kam pasur ndonjë favor ndonjëherë, sepse kur jam inkuadruar në politikë, kam qenë në opozitë, e opozita nuk favorizohet.Por, edhe tash që jam në pozitë, nuk kam kërkuar nga organet qeveritare, që të bëjnë diçka për shkak se unë jam pjesë e politikës”, thotë Kelmendi, transmeton rel.

Ramiz Kelmendi nuk është biznesmeni i vetëm që është futur në politikë. Pjesë e partive politike, tashmë janë bërë disa biznesmenë që udhëheqin me kompani të mëdha,ndonëse ka edhe politikanë, të cilët janë bërë biznesmenë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje