Thaçi i iki Speciales, Uashingtoni po e mbështetë për President

30.01.2016 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi i iki Speciales, Uashingtoni po e mbështetë për President

Situata politike në Kosovë është “ekstremisht e tensionuar”, dhe qeveria në Prishtinë do të përballet me një sfidë serioze kur Hashim Thaçi do të kandidojë për President të Kosovës, ka thënë lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, njofton Klan Kosova.

“Në shikim të parë, duket se qeveria në Prishtinë ka numrat e mjaftueshëm dhe se nuk ka probleme ta shtyjë tërë mandatin deri në fund, por ajo do të jetë një sfidë serioze për t’u përballur, tani kur Hashim Thaçi po kandidon për President të Kosovës”, ka thënë Ivanoviq në një intervistë për gazetën serbe “Politika” para kthimit të tij në paraburgim.

Presidenti i Kosovës zgjedhet nga parlamenti, por pyetja e madhe është nëse Thaçi, i cili është ministri aktual i Punëve të Jashtme të Kosovës, mund të sigurojë numrin e nevojshëm të votave edhe brenda partive në koalicion, ka deklaruar Ivanoviq.

Ai ka thënë se Thaçit vetëm Uashingtoni mund t’ia garantojë zgjedhjen President i Kosovës, dhe nëse kjo ndodh, ai nuk do të jetë nën hetime nga ana e Gjykatës Speciale për krimet e supozuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Prandaj Thaçi do të duhet të udhëtojë për në Uashington”, ka thënë Ivanoviq, duke shtuar se “mbështetja e kandidaturës së Thaçit për President nga SHBA-të në të njëjtën kohë do të thotë edhe se ai është hequr nga lista e atyre që do të gjenden nën hetimin e Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së”.

“Kështu jo vetëm që shfajësohet një nga figurat kyçe të UÇK-së, por edhe vë në pikëpyetje kuptimin e krijimit të kësaj gjykate” shtoi Ivanoviq.

Ai po ashtu pohoi se arsye e vërtetë e bllokadës parlamentare në Kosovë është Gjykata Speciale, “sepse shumë veta në bllokun opozitar me arsye kanë frikë se ata mund të gjejnë veten në bankën e të akuzuarve”.

Ivanoviq ka thënë se për këtë arsye do të vazhdojnë protestat e opozitës, sepse, siç thotë ai, ajo nuk ka mjete të tjera për të rrëzuar qeverinë.

“Në kushte të tilla, kur zgjerohet hendeku në Prishtinë ndërmjet qeverisë dhe opozitës, dhe brenda vet qeverisë, zëri i Serbisë bëhet shumë i rëndësishëm” tha Ivanoviq.

Ai theksoi se as Thaçi dhe as ndonjë politikan aktual shqiptar, nuk e gëzojnë besimin e serbëve.

Oliver Ivanoviq është dënuar me nëntë vjet burg për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998-99.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%