Familja e Egzon Mazrekut rrëfehet për tragjedinë e mbrëmshme

28.01.2016 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Familja e Egzon Mazrekut rrëfehet për tragjedinë e mbrëmshme

Egzon Mazreku, 22 vjeçar u vra mbrëmë në shtëpinë e tij në Sopijë të Suharekës dhe babai i tij Naimi ka mbetur i plagosur. Policia ende po e heton rastin, por nuk ka të arrestuar.
Ekipi i Klan Kosovës ka qëndruar sot në familjen Mazreku në Sopijë, ku ata kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar mbrëmë.

Njerka e Egzonit të vrarë, Drita Mazreku, ka treguar si ka nisur ngjarja. Ajo i ka thënë Klanit se dikush jashtë oborrit ka gjuajtur me gurë xhamat e shtëpisë me qëllimin që ndonjëri nga familjarët të dalë jashtë. Në ato çaste për të parë çfarë po ngjan ka dalë Egzoni i cili e ka parë një person. Personi në fjalë që ishte më pastaj vrasësi i tij i kishte thënë Egzonit se do ta vras babanë.

Më tej, Egzoni ishte futur në shtëpi rrëfen njerka e tij, ku ia kishte kumtuar çfarë po ndodh, në ato momente personi i panjohur është futur në korridor dhe ka filluar një përleshje fizike.

Më pas dorasi ka shtirë me armë ku ka lënë të vdekur Egzonin, ndërsa Naimi ka marrë tre plumba dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Suharekës. Më vonë është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë,njofton Klan Kosova.

Person pak i plotë dhe me mustaqe siç e përshkruan Drita ia ka mbathur pastaj, madje deri tek dera e ka ndjekur kjo vetë në ato momente tragjike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjithë njësitë policore, përfshirë sot edhe atë hetuesisë, të cilët i kanë shfaqur familjes foto të ndryshme që do të mund të ishte ndonjëri nga sulmuesit.

Drita tregon se ajo nuk e mbante mend fytyrën e tij, por këtë e ka bërë motra e Egzonit e cila në njërën nga fotot e shfaqura ka spikatur njërin si vrasësin e vëllait të tij.

Një kushëri i Egzonit në një prononcim për Klanin ka kërkuar drejtësi për kushëririn e tij, të cilin e quan punëtor dhe njeri që s’ka pasur të keq me askënd.

Drita Mazreku ka thënë se askush nga familja nuk ka pasur ndonjë problem me dikë, që do të mund të sillte një tragjedi të tillë.
Momentalisht, trupi i Egzonit është në obduksion , ku janë duke u bërë të gjitha hetimet përkatëse.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë