Ambasadori Braathu pyet KEDS-in se pse nuk i rregullon defektet (Foto)

E publikuar: 27/01/2016 20:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu, ka postuar një fotografi në Facebook në fshatin Parlovo të Novobërdë ku ka treguar për disa shtylla elektrike që janë rrëzuar dhe me disa shtylla improvizuese janë duke u mbajtur në këmbë, transmeton Indeksonline.

Ambasadori Braathu ka pyetur se “çfarë pune” tjetër ka KEDS-i që nuk i rregullon këto defekte.

Ky është postimi i ambasadorit në Facebook:

Ata thonë se gjërat e thjeshta janë më të mira, por në këtë rast po e pyes veten …pse kjo shtyllë elektrike në fshatin Parlovo të Novobërdë është e rrëzuar.

Çfarë duhet të bëjë KEDS-i përveç se ta ngjis lartë atë.