Fatmir Rexhepi i LDK`së: Të zgjidhet kriza, pastaj Presidenti

27.01.2016 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fatmir Rexhepi i LDK`së: Të zgjidhet kriza, pastaj Presidenti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi nuk ka treguar nëse do të voton pro apo kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit për president të Republikës, por ai ka thënë se kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë karshi mendimit dhe vlerësimit të votuesve të LDK-së.
Rexhepi, në një prononcim për “Zeri.info”, ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës të ulen në një tryezë bisedimi dhe të zgjidhin këtë krizë të krijuar tani e pesë muaj, e pastaj të flitet për çështjen e presidentit të shtetit.

“Duhet të jetë porosi për gjithë liderët e partive politike që të ulen ta kalojnë krizën, pa e kaluar krizën nuk duhet të shkoj në procedurë të mëtutjeshme. E pastaj ku do ta zgjedhim presidentin nuk mendoj se duhet të zgjidhet presidenti nëpër tavane por që duhet të bëhet një konsensus. Nëse jo, të shikohet mundësia e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Kam një qëndrim sa i përket elektoratit të LDK-së duke e ditur vullnetin e tyre dhe i kam qenë besnik votuesit të LDK-së. Është e vërtetë që votuesit tonë i detyrohemi shumë”, është shprehur Rexhepi.

Sipas ish-ministrit të Punëve të Brendshme, më e rëndësishme është të ketë tejkalim të krizë politike edhe në qoftë se ajo zgjatë një apo dy muaj, e pastaj të ketë bashkërenditje nga partitë politike rreth çështjes së presidentit, zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Duhet të ketë një konsensus që edhe opozita të merr pjesë në bisedimet me Serbinë dhe të marrim një konsensus edhe për zgjedhjet. Në qoftë se ja donë të mirën Kosovës të kthehen në tryezë të debatit të gjejnë kompromise dhe të ecin përpara. Pa i zgjidh këto probleme nuk mendojë se duhet të ketë votim për presidentin”, ka thënë ai. /Zëri/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare