Nxënësi shqiptar nga Kosova, Ernes Syla, i cili banon me familje në Kanton të Cyrihut, është rrahur dhe ofenduar nga mësuesja e tij, Frischknhecht, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka bërë të ditur nëna e Ernesit, Habibe Berisha, e cila ka thënë për Gazetën Blic, se djali i saj është rrahur vetëm se ka pasur një problem me një nxënës tjetër.
Tutje, Berisha ka thënë, se Ernesi pos që është rrahur, edhe është ofenduar. Si dhe, ashtu si ajo ka deklaruar, ai nuk është i vetmi nxënës i rrahur nga e njëjta mësuese.
“Ernesi thotë se më herët e ka rrahur këtë edhe një arab. Dhe madje, i quan refugjatë të luftës”, është shprehur nëna e djaloshit të rrahur, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që fëmija i saj është rrahur nga mësuesja Frischknhecht.
“Më ka ardhur pa këpuca, pa qantë e pa kapelë në shtëpi” ka theksuar ajo, me ç’rast ka shtuar se djalin e ka pasur edhe te mjeku, pasi siç ka treguar, Ernesi ka pasur shumë frikë nga mësuesja.
Habibe Berisha më pas, ka thënë se ndaj mësueses së kësaj shkolle, nuk po merren kurrfarë masash, ani pse ajo po i rrahë nxënësit e saj. Megjithëkëtë, gjatë ditës së sotme, Berisha është takuar me drejtorin e kësaj shkolle, por prapë pa ndonjë efekt. E e tërë kjo sipas saj, po ndodhë vetëm pasi ata janë “njerëz të huaj”.
Më poshtë e gjeni protokollin e shkollës, në të cilin thuhet, se Ernesi gjatë pushimit ka krijuar probleme, për çka zonja Frischknhecht e ka kapur për krahu për t’i kërkuar llogari. Dhe, për Ernesin siç thuhet në protokoll, gjithë ky shtrëngim ka qenë i tepruar, i cili pas ka lënë edhe një gërvishtje.
Tutje, thuhet se mësuesja më më vnë ka kërkuar falje, pasi ashtu si është deklaruar ajo, ky nuk ka qenë qëllimi i saj.