Jam akoma në krevat. Sapo kam hapur sytë mendoj në ty.
Do doja të ishe këtu e t’më shtrëngoje fort në krahët e tu. Kjo distancë është e padurueshme… Kam mall të ndjej krahët e tu që më shtrëngojnë fort e me afrojnë afër teje. Më bëjnë të ndihem ngrohtë dhe e mbrojtur.
Mbyll sytë e mendoj herën e fundit që ishim bashkë.
Duke shikuar njëri-tjetrin thellë në sy, duke ndjerë ngrohtësinë e trupave që lëshonin nga afshi.
Momenti kur buzët tona u preken… gjuhët që vallëzonin në puthje e sipër… duart tona në trupin e njëri-tjetrit që preknim çdo pjesë të tijën.
Momenti kur u zhveshëm e trupat u ngjeshën, lëkura ime prekte lëkurën tënde… kofshët preknin kofshët tua… Duart e tua që loznin me timthat e gjinjve të mi… dhe dora ime që ishte në flokët tu… I ndjeja timthat e mi që bëheshin të fortë…
Ashtu, lehtë, më shtrin në krevat e fillon e më puth kudo, por sidomos gjokset derisa më dhëmbin… e nuk ndalesh.
E unë, të prek me dorën time dhe nuk ndalem duke të ledhatuar…
Shpejt e shpjet lëvizim, s’mundemi të përmbajmë njëri-tjetrin… Arrijmë në pikën kulminante në shumë pak sekonda… ndërkohë që përjetoj kënaqësinë me ty, në të njëjtën kohë dëgjoj që ulërinë emrin tim…
E, s’dua të mbarojë ky moment… ndjej trupat gjithë djersë pasioni sikur kemi mbaruar një garë e që duam ta ripërsërisim përsëri, përsëri, përsëri…
Hap sytë e mendoj se kjo qe një kujtim, e jo realitet i ditës së sotme. Ndjej dhimbje në shpirt, e me lotët që m’i mbushin sytë mendoj… kur do të jetë ajo ditë që do të prek, do të të puth e do bëj dashuri me ty përsëri…
/A./Kosovarja/