Konjufca: Mustafa e theu premtimin, edhe pa liberalizim shkon në Bruksel

E publikuar: 26/01/2016 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë në një konferencë për shtyp se se e kundërshton fuqishëm vahzdimin e bisedimeve me Serbinë nga ana e kryeministrit Isa Mustafa.

“Në vend që Isa Mustafa e Hashim Thaçi të japin përgjegjësi për atë se çfarë kanë bërë, ata me kokëfortësi po i vazhdojnë negociatat me Beogradin”

Sipas Konjufcës, kreu i ekzekutivit kosovar nuk gëzon legjimitetit dhe se vendimet e tij shihen me dyshime.

“Mustafa ka thyer premtimin për të mos shkuar në Bruksel pa iu dhënë Kosovës vizat.”

“Premtimet e tij maksimalisht mund të zgjasin një muaj” ka shtuar ai.