Zgjedhja e presidentit në “tavanin e Kuvendit”

E publikuar: 23/01/2016 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zgjedhja e presidentit të Kosovës duket se do të jetë më problematike sesa që kanë menduar partnerët e koalicionit kur e kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Kandidati i dalë nga marrëveshja PDK- LDK, Hashim Thaçi, në skenarin më të mirë pritet që të zgjidhet president në “tavanin e Kuvendit”, pasi që opozita ka paralajmëruar se do të mundohet të bllokojë çdo tentim të votimit të tij për president në sallën kryesore.

Partia Demokratike e Kosovës shpreson te një efikasitet i organeve të Kuvendit që të sigurojë një ambient sa më të favorshëm në ditën e votimit, gjë e cila nuk ka ndodhur në seancat paraprake.
Ndërkohë që opozita akuzon Qeverinë se tashmë ajo ka “kontrabanduar” votat e Listës Serbe për votimin e Hashim Thaçit president. Krejt në fund edhe analistët parashikojnë zgjedhjen e Thaçit president si një “ditë të vështirë” për të, për shkak të të gjitha gjërave që priten të ndodhin atë ditë. /Zëri/