Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër, Rrahim Pacolli, në 10 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ka kujtuar figurën e tij me një mesazh emocionues.
Postim i Plotë i z. Pacolli
10 vjet më parë Kosova humbi një nga figurat më të ndritura të Kombit Shqiptarë, Presidentin Ibrahim Rugova. Rugova është dhe do të mbetet gjithmonë njeriu i cili e internacionalizoi kauzën shekullore të shqiptarëve të Kosovës. Ai do të mbetet gjithmonë figura më e njohur politike i cili gëzoi përkrahje të pakompromis nga bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA-të në veçanti.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës dardane. Rr.P.