Raportoi se e kanë plaçkitur ndërsa zbulohet se paratë i kishte humbur në lojëra fati

20.01.2016 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Raportoi se e kanë plaçkitur ndërsa zbulohet se paratë i kishte humbur në lojëra fati

Policia e Mitrovicës ka zbuluar një rast mashtrimi ku një person para katër ditësh kishte raportuar se persona të panjohur ia kanë plaçkitur paratë por që ka rezultuar se ai kishte inskenuar rastin ndërsa para i kishte humbur në lojërat e fatit.

Në një komunikatë lëshuar nga Drejtoria Rajonale në Mitrovicë thuhet se katër ditë më parë kishin nisur hetimet për rastin ‘grabitje’ të raportuar nga viktima/tashmë i dyshuari i cili kishte deklaruar se në orët e mbrëmjes së datës 16 janar 2016, derisa po udhëtonte me veturë si shitës ambulant për një kompani mallrash, nëpërmes rrugës rajonale Vushtrri- Skenderaj me të arritur në fshatin Dubovc, kishte raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës ia kishin marrë një shumë të hollash në vlerë 500 euro, të holla këto që i posedonte nga shitja e mallrave ambulantë.

Pas procedimit me vendin e ngjarjes me autorizim të prokurorit hetuesit kishin nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit, të cilët gjatë hetimeve të vazhdueshme për rastin, si dhe mbi bazën e deklarimit të viktimës për rrethanat e rastit të raportuar si ‘grabitje’ kanë arritur që të zbulojnë se nuk ekziston asnjë provë që në kohën e raportimit të veprës të ketë ndodhur ‘grabitja’.

Kjo ka rezultuar që viktima/tashmë i dyshuari L. P. 35 vjeçar, të ketë deklaruar rrejshëm duke inskenuar rastin mbi justifikimin e shumës së të hollave tek pronari i kompanisë, të cilat i kishte humbur në lojëra fati disa orë para kohës së raportuar për grabitje.

Rrjedha hetimore si dhe provat e siguruara kanë bërë që vepra penale të tjetërsohet nga rasti ‘grabitje’ në vepër penale ‘deklarim i rrejshëm’ ndaj ankuesit tashmë në cilësi të të dyshuarit, i cili pas intervistës është liruar për procedurë të rregullt.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati