Vjosa Osmani deputetëve të LDK-së : Mos merrni pjesë në seancë ku do të votohet presidenti

19.01.2016 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vjosa Osmani deputetëve të LDK-së : Mos merrni pjesë në seancë ku do të votohet presidenti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje deputetëve të kësaj partie që mos të marrin pjesë në seancën, në të cilën do të votohet Hashim Thaçi për president.
Pas dështimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Osmani ka thënë se e vetmja mënyrë për ta penguar zgjedhjen e Thaçit për president është mospjesëmarrja e dhjetë deputetëve të LDK-së në atë seancë.
“Të gjithë e dinë se kush është z. Thaçi. Të gjithë e dinë se ai nuk është figurë unifikuese, siç kërkohet me Kushtetutë. Të gjithë e dinë se e vetmja mënyrë për ta parandaluar zgjedhjen e tij është që atë ditë ta pamundësojnë kuorumin, sepse vota është e fshehtë. Mirëpo, në votim të fshehtë kërkohen vetëm 61 vota në raundin tretë, kurse kuorumi është 80 vota. Pra kërkohet që së paku dhjetë deputetë të LDK-së, përveç opozitës mos të marrin pjesë në seancë. Mospjesëmarrja në seancë është kundërshtimi i vetëm efektiv që do të mund të parandalonte zgjedhjen e z. Thaçi president”, ka thënë Osmani, duke shtuar se vullneti i elektoratit të LDK-së është që lideri i PDK-së të mos zgjidhet president.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti: Opozita vepron nga frika, bllokon çdo vendim dhe bashkohet kundër qeverisjes sonë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si anëtarë të ardhshëm të BE-së: Po bëhet shumë punë që kjo të ndodhë

Avokatët: Gjykata Administrative do t’i shpejtojë lëndët dhe do të rrisë sigurinë juridike

Vetëvendosje mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet nominimi i kandidatit për kryeministër

Nesër përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim për certifikim në zgjedhjet e 7 qershorit

Peci nga Mitrovica i përgjigjet zërave: GUXO nuk është shuar, është më aktive se kurrë

LDK akuzon Komunën e Gjilanit se shpenzoi 50 mijë euro për dreka e darka, Isufi: Mund të jenë përmbarime

Paris Guri: Vjosa Osmani erdhi në LDK që ta mposhtim një të keqe shumë të madhe

FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë luftarakë

Kurti për kërcënimet nga “Severna Brigada”: I kemi shpallur organizatë terroriste qysh në vitin 2023     Prishtinë | 08 Maj 2026 | 16:24 | Nga Ekonomia Online  Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj kërcënimeve të publikuara sot nga organizata “Severna Brigada”, duke thënë se ato janë dëshmi e karakterit terrorist të këtij grupi, raporton Ekonomia Online.  I pyetur nga gazetarët lidhur me këto kërcënime, Kurti tha se pjesëtarët e kësaj organizate nuk kanë vend në Kosovë dhe se institucionet i kanë shpallur ata organizatë terroriste që në vitin 2023.  “Po, ne i kemi shpallur ata organizatë terroriste më 29 qershor të vitit 2023 dhe këto kërcënime që i bëjnë ata janë veçse dëshmia më e re se janë ashtu siç i kemi shpallur dhe se nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Të gjithë pjesëtarët e të ashtuquajturave ‘Brigada Veriore’ janë kriminelë, janë terroristë, të cilët kanë bërë zullum në Kosovë në të kaluarën, por koha e tyre në Republikën tonë ka kaluar. Fatkeqësisht, ata janë të lirë dhe vazhdojnë që të kenë ndikim në Beograd”, tha Kurti.  Ndërsa Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.  Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhet:  “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Mashtrimi me kriptovaluta prej 12 mijë eurosh, një muaj paraburgim për dy të pandehurit në Ferizaj

GLPS: Partitë politike të mos kandidojnë persona me aktakuza dhe probleme me ligjin

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ pranon mbi 21 mijë kërkesa për regjistrim nga diaspora

IKSHPK: Rreziku nga Hantavirusi në Kosovë mbetet shumë i ulët