U kthye në Kosovë pas plot 16 vjetësh. George Robertson të hënën pasdite ka aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sikurse në këtë video nga vizita e tij e vitit 2000, ku takoi klasën politike të vendit, të martën, Robertson do të takohet me udhëheqësit shtetërorë.
Veçse tani, si 70 vjeçar, Robertson do të nderohet nga presidentja Atifete Jahjaga, me një çmim dhe mirënjohje për kontributin e dhënë, duke qenë se njihet si një nga mbrojtësit e mëdhenj të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, gjatë të martës Robertson do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa.
Por, do të kthehet gjithashtu edhe në një vend të veçantë për të ku ishte menjëherë pas luftës.
Këta nxënës e mësimdhënës të Poklekut, sigurisht disa më të rritur e disa më të plakur, mund të jenë nikoqirët e Robertsonit, meqë ai do ta vizitoj sërish këtë vend.
Ish Sekretar Gjeneral i NATO’s në vitet 1999-2004, post ky në të cilin e kishte pasuar Javier Solanan, do të vizitoj edhe Klan Kosovën, ku do të jap intervistë për televizionin
Kujtojmë se në vitin 2000, Robertson. Erdhi në Kosovë bashkë me Wesley Clark, ndërsa menjëherë pas kësaj vizite, në një shkrim autorial për ëashington Post, kishte rikujtuar se si ndërhyrja e NATO’s ishte e domosdoshme dhe se komuniteti ndërkombëtar do të duhej të ishte i bashkua,njofton Klan Kosova.

















