Ekspertët e mjekësisë, kanë kërkuar që të mos përdoren “pastruesit verbal të vaginës”

E publikuar: 18/01/2016 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekspertët e mjekësisë, kanë kërkuar që të mos përdoren ‘pastruesit verbal të vaginës’, sepse mund të sjellin infeksione dhe sindromën e helmimit shokues.
Herbal VOmb Detox Pearls, po shiten për një kohë të gjatë përmes internetit, ndërsa pretendohet se me to, pastrohet vagina dhe dalin përjashta, të gjitha papastërtitë.

Madje, këta toptha pretendohet se e pastrojnë edhe mitrën, largojnë cistat, njollat e bardha dhe fijezimet.

Sipas prodhuesve, këto sfera e ngushtojnë vaginën, duke dhënë kënaqësi më të madhe seksuale, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ekspertët e mjekësisë, po thonë se vagina nuk ka nevojë për pastrim, derisa këto prodhime, po konsiderohen të rrezikshme.

Futja e çdo gjëje që nuk është adekuate në vagjinë, për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë probleme të ndryshme.

Femrat që kanë gjakderdhje të mëdha, erë ta pakëndshme dhe dhimbje, duhet të shkojnë te mjeku, e jo të përdorin kësi gjërash.