Shtohen grupet e mbrojtjes qytetare në Gjermani, pas sulmeve ndaj grave nga azilantët

18.01.2016 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shtohen grupet e mbrojtjes qytetare në Gjermani, pas sulmeve ndaj grave nga azilantët

Pas sulmeve kundër grave në Këln po formohen të ashtuquajtura grupe të mbrojtjes qytetare. Ligjërisht, formimi i tyre ka kufij të fortë dhe shërbimi i fshehtë gjerman në disa raste sheh afëri me ekstremizmin e djathtë. Iniciativat shkojnë që prej ndihmës për fqinjët deri te grupet e djathta, të organizuara strikt, të cilat nuk sprapsen nga përdorimi i dhunës. Jo gjithmonë ato emërtohen mbrojtje qytetare apo civile – ndoshta sepse kjo tingëllon shumë luftarake dhe tërheq shpejt vëmendjen e autoriteteve shtetërore. Në fund të fundit, për sigurinë e brendshme përgjegjësinë e ka policia, në Gjermani nuk mund ta luash pa një pa dy rolin e sherifit. Por sulmet e Këlnit duket se kanë krijuar një klimë të re kërcënimi. Disa grupe të mbrojtjes qytetare e justifikojnë ekzistencën e tyre shprehimisht me ngjarjet e Këlnit, si për shembull një iniciativë në Dyseldorf. Mijëra vetë atje janë bashkuar me grupin e Facebook-ut “Një për të gjithë, të gjithë për një…Dyseldorfi është vigjilent”. Sipas të dhënave të tij, grupi do të kujdeset “për zonjat tona”, atje ku për gratë situata mund të bëhet e rrezikshme: në fundjavë ose në aktivitete anëtarët e grupit duan të kalojnë së bashku nëpër qytet. Organizatori Tofigh Hamid i tha kanalit televiziv Sat.1: “Unë nuk jam dakord, që njerëzit e lirë të frikësohen”. Me dhunë ose armiqësi ndaj të huajve kjo nuk ka të bëjë. Minim nga e djathta Këtë nuk mund ta thuash për të gjitha grupet. Presidenti i Mbrojtjes së Kushtetutës (shërbimit të fshehtë) për landin e Saksonisë, Gordian Meyer-Plath foli para pak kohësh me gazetën “Leipziger Volkszeitung” dhe i tha se numri i grupeve të mbrojtjes qytetare është shtuar mjaft, disa prej tyre janë themeluar ose mbështeten nga ekstremistët e djathtë ose populistët e djathtë. Sociologu nga Jena, Matthias Quent sheh edhe rrezikun, që qytetarë që nuk kanë pasur më parë lidhje me skenën ekstremiste të djathtë, të tërhiqen përmes këtij bashkëpunimi në mbrojtjen qytetare të minuar nga të djathtët.
Punonjësit e shërbimit të fshehtë gjerman i shqetëson për shembull “Mbrojtja qytetare FTL/360”, në Freital të Saksonisë, e cila ka tërhequr vëmendjen edhe përmes demonstratave masive që ka mbajtur kundër pranisë së refugjatëve. Ky grup i mbrojtjes qytetare apo civile u themelua pasi dy marokenë ngacmuan dhe rrahën në linjën e autobusit 360 disa nxënës. Që atëherë ata patrullojnë në autobusë, për t’u kujdesur “për qetësi dhe rend”. Në Schwanenwede të Saksonisë së Poshtme, vjeshtën e kaluar “roje të fqinjësisë” marshuan vjeshtën e kaluar para një strehimi refugjatësh. Jo çdo grup i mbrojtjes qytetare është ilegal Se pse ushtrojnë grupet e mbrojtjes qytetare një fuqi kaq të madhe tërheqëse ndaj ekstremistëve të djathtë, këtë e shpjegon Presidenti i Mbrojtjes së Kushtetutës të Landit të Tyringenit, Stephan Kramer për Agjencinë gjermane të lajmeve dpa: Këto grupe shfrytëzojnë për synimet e tyre një kërcënim të perceptuar ose që ekziston realisht, ” jo vetëm që t’i vënë pikëpyetje shtetit dhe aftësisë së tij për të vepruar, por për ta denigruar qëllimisht atë. Grupet e mbrojtjes qytetare përkëdhelin edhe dëshirën e fortë të ekstremistëve të djathtë për të mbajtur uniforma, pë t’u shfaqur ushtarakisht si dhe për të përjashtuar minoritetet, që të ngrejnë vlerën e vetes.” Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme Gjermane thekson:”Duhet penguar me të gjithë vendosmërinë, qoftë edhe në vende të caktuara, që të ndërtohen struktura paralele.” Por një grup i mbrojtjes qytetare nuk është ilegal që në ide. Kur fqinjët mblidhen dhe ruajnë zonën ku banojnë, për të penguar vjedhjet, nga ana ligjore kjo është në rregull. Vetëm se ata nuk lejohet të armatosen ose të përdorin dhunë. Ata nuk lejohet as ta kontrollojnë në trup një të dyshuar si vjedhës ose t’i kontrollojnë dokumentat, as atëherë kur ai ka ngjallur dyshime. Vetëm kur personi kapet në flagrancë ke të drejtë ta mbash mbërthyer, deri sa të vijë policia. Këtë të drejtë e ka çdo qytetar. /DW/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president