Skandalet e trukimit të ndeshjeve zbresin edhe në sportin e tenisit.
Sipas BBC, në 10 vitet e fundit 16 tenistë që ndodhen mes 50 vendeve të para të renditjes botërore, janë shënjestruar nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit si të dyshuar për trukimin e ndeshjeve.
Mes tyre edhe tenistë që kanë fituar grand sleme. Alarmin e ka lëshuar “tennis integrity unit”, që merret me trukimin e ndeshjeve të tenisit, që ka deklaruar tolerancë zero ndaj trukimeve në këtë sport. Nga ndeshjet e dyshuara 3 janë zhvilluar në Wimbledon, ndërsa 8 janë të Australia Open, grand slemi që nisi sot në Melburn