Tajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka komentuar dënimin e Real Madridit për bllokimin e transferimeve në dy afatet e ardhshme kalimtare.
Wenger e ka quajtur këtë vendim nga FIFA joserioz duke thënë se është i bindur se Reali do të bëjë transfere në dy afatet e ardhshme transmeton indeksonline.
“Nuk është një dënim ferr, mendoj se është një dënim hiç. Vë bast me këdo se Reali do të bëjë transferime në dy afatet e ardhshme sepse këto dënime nuk i shoh si serioze kur bëhet fjalë për Real Madridin” ka thënë Wenger.