I pafat Shaqiri, mungon dy javë

E publikuar: 14/01/2016 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xherdan Shaqiri është i lënduar, ka konfirmuar menaxheri i Stoke Cityt, Mark Hughes. Mesfushori pritet të mungojë për rreth dy javë.

“Ai do të mungoj në ndeshjen e së shtunës. Ndoshta do t’i duhet më shumë se 10 ditë pushim dhe kjo është shumë keq, pasi ai sapo ishte përshtatur në Premierligë”, tha Hughes për faqen e Stoke Cityt.

“Ai do të mund të na ndihmonte në ndeshjen kundër Norwichi, por fatmirësisht në fund nuk kishim nevojë, pasi morëm tri pikë”, u shpreh ai.