Nëse aksidentalisht i keni fshirë, apo u janë fshirë fotografitë, kjo është një ndër zgjidhjet që propozojmë për ta zgjidhur problemin – për t’i kthyer fotografitë.
Shumëkujt i ka ndodhur që një dështim, gabim, lëshim t’ia fshijë fotot. Kthimi i tyre është sfidë për përdoruesin e zakonshëm.
Ndër shumë faktorë, mundësia e kthimit varet edhe nga lokacioni i tyre. Për shembull nëse fotot janë të ruajtura në memorje të brendshme të telefonit problem është goxha serioz. Por, nëse ato gjenden në microSD ato mund të kthehen pa shumë problem.
Si hap i parë, shkarkoni dhe instaloni softuerin Piriform Recuva. Pastaj lidheni kartën tuaj microSD me kompjuter, ose nëse është laptop, kyqeni në slotin e veçantë.
Hapeni softuerin Recuva dhe skanoni kartën SD. Recuva do të gjejë pothuaj secilën foto që keni fshirë.
Nëse fotot gjenden në telefon, atë lidheni me kompjuter përmes kabllit microSD dhe performojeni të njëjtin veprim.
Për fat të keq kjo mund të bëhet vetëm nëse Android-i juaj është nën versionin 4.4.2. Këtej e tutje ju duhet të përdorni Easeus MobiSaver për Android.
Pas instalimit performoni veprimet e nevojshme, si në video.
Për më shumë, Easeus punon edhe me platformën iOS.