Ekipi anglez Chelsea, ka filluar bisedimet për një lëvizje të mundshme të sulmuesit të Paris Saint Germain, Ezequiel Lavezzi në këtë ekip, raporton goal.com, transmeton Klan Kosova.
Kontrata e 30 vjeçarit me Paris Saint Germain, përfundon këtë verë dhe ai do të jetë i gatshëm për transfero.
Mirëpo, Alessandro Moggi, i cili punon me agjentin e Lavezzi’t Alejandro Mazzonin, thotë se Chelsea dhe Inter janë të gatshme të nënshkruajnë me sulmuesin, i cili ka shënuar vetëm dy herë në 21 paraqitjet e tij me ekipin francez.
“Interi është ekipi më i interesuar për momentin”, ka thënë Moggi për Sport Mediaset.
“Kishte interesa edhe nga Barcelona dhe Chelsea, dhe tani jemi në bisedime me të kaltrit”.