Kandidatura e Hashim Thaçit drejt dështimit. Trokasin zgjedhjet e parakohshme!

12.01.2016 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kandidatura e Hashim Thaçit drejt dështimit. Trokasin zgjedhjet e parakohshme!

Ëndrra e Hashim Thaçit për t’u zgjedhur president duket se do të marrë fund së shpejti. Nuk do të jenë vetëm një pjesë e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që do të votojnë kundër, por janë edhe deputetët e Listës Serbe që nuk do ta votojnë Hashim Thaçin për president të Kosovës.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brendas mbledhjes së sotme të Kryesise së PDK-së.

Sipas këtyre burimeve, Lista Serbe po e kushtëzon votimin e Hashim Thaçit me marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe me zbatimin e plotë të marrëveshjeve.

“Në anën tjetër, Isa Mustafa nuk po mund t’ia garantoj Hashim Thaçit të gjitha votat e partisë së tij”, ka thënë ky burim brenda PDK-së.

Gjithnjë sipas këtij burimi, mund të ndodhë që Hashim Thaçi të tërhiqet në momentin e fundit, dhe për kryetar të Kosovës të jetë një kandidat konsensual.

“Parimisht Hashim Thaçi është kandidat për president, mirëpo ai mund të tërhiqet në çdo moment, nëse për këtë nuk do të bindet Lista Serbe”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic brenda mbledhjes së Kryesise së PDK-së.

Sipas këtij burimi, edhe nëse Hashim Thaçi do t’i kishte të sigurta votat e LDK-së, Lista Serbe mund të mos marrë fare pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit, çka do të bënte të pamundur kuorumin prej 2/3 prezent në sallë, pas rregullit që ishte vendosur nga Gjykata Kushtetuese për rastin Pacolli.

Askush nga PDK zyrtarisht nuk ka dashur që të jap komente për këtë çështje.

Hashim Thaçi kohëve të fundit kishte pasur një tërheqje nga deklaratat e tij se me çdo kusht dëshiron të jetë president i Kosovës. Ai ndër të tjera kishte theksuar se kontributi i tij do të jetë në secilin pozicion në të cilin do të gjindet.

Mirëpo, njerëz të partisë së tij, kanë theksuar se nëse Hashim Thaçi nuk do të zgjedhet në krye të shtetit, ashtu siç e parasheh marrëveshja me LDK-në, atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje të reja.

Ishin dy nënkryetarët e PDK-së, Enver Hoxhaj dhe Adem Grabovci ata të cilët kishin paralajmëruar zgjedhje të reja, nëse Thaçi s’do ta marrë postin e shumë dëshiruar.

Gazeta Blic para disa ditësh ka raportuar se gjasat edhe për një mandat në krye të vendit i ka, Atifete Jahjaga, e cila e ka mbështetjen e fuqishme të ndërkombëtarëve.

Në anën tjetër, marrëveshja e cila po kërkohet të jetësohet nga Lista Serbe, ajo për Asociacionin e Komunave Serbe, u shpall jokushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese, çka bëri që opozita të thërras një protestë gjithëpopullore, në kërkim të largimit të kësaj qeverie.

Ndryshe, sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhja e presidentit bëhet përmes tre raundeve. Nëse në raundin e parë nuk i merr 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, atëherë shkohet në një raund të dytë, ku sërish kërkohet 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, raporton gazeta Blic. Dhe nëse as në raundin e dytë ai nuk i merr 81 vota, atëherë shkohet në një raund të tretë, ku kandidati duhet t’i marrë 50 + 1 për qind të votave, apo 61 vota. Nëse as në raundin e tretë nuk e merr këtë shumicë, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Evropa s’po mund të prodhojë një Merkel tjetër për Ballkanin”, thotë eksperti nga Brukseli

“Evropa s’po mund të prodhojë një Merkel tjetër për Ballkanin”, thotë eksperti nga Brukseli

Gjini: Kosova është në kolaps energjetik, 27 milionë euro import vetëm në shtator

Gjini: Kosova është në kolaps energjetik, 27 milionë euro import vetëm në shtator

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës dhe diasporës të votojnë Koalicionin Shqiptar më 25 tetor

Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës dhe diasporës të votojnë Koalicionin Shqiptar më 25 tetor

Bashkimi Evropian: Mirëpresim vendimin e presidentes për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

Bashkimi Evropian: Mirëpresim vendimin e presidentes për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE, reagimi i eurodeputetes: Mos u dekurajoni, vijoni tubimet paqësore

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE, reagimi i eurodeputetes: Mos u dekurajoni, vijoni tubimet paqësore

Shiroka Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Shiroka Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE-ja duhet të zgjerohet

Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE-ja duhet të zgjerohet

Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e radhës, në rend dite ndryshimet buxhetore

Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e radhës, në rend dite ndryshimet buxhetore

Betohen 515 ushtarë të rinj, Kurti: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë këtij mandati

Betohen 515 ushtarë të rinj, Kurti: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë këtij mandati

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

Rrahmani i drejtohet auditorës së përgjithshme: Më shumë m’u duk si zëdhënëse e Qeverisë sesa paraqitje reale e një dokumenti

Rrahmani i drejtohet auditorës së përgjithshme: Më shumë m’u duk si zëdhënëse e Qeverisë sesa paraqitje reale e një dokumenti

Tahiri kërkon interpretim ligjor për ligjin për Specialen, Qorrolli pret procedimin nga Haxhiu

Tahiri kërkon interpretim ligjor për ligjin për Specialen, Qorrolli pret procedimin nga Haxhiu