Opozita nuk pret që të vijë seanca ku Thaçi synon ulësen e presidentit

E publikuar: 12/01/2016 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes, Rexhep Selimi, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se nuk pret që do të ketë seancë, në të cilën Hashim Thaçi do të votohej për postin e presidentit të shtetit.

Ai thotë se koalicioni qeverisës shpreson në atë seancë për shkak të një interesi të përbashkët “nga tre persona”.

Edhe pse Selimi thotë se opozita do të vazhdojë bllokadën në Kuvend dhe nuk do të lejojë mbajtjen e seancave, ai thotë se kjo seancë “është shpresë për Thaçin që të fitojë postin e presidentit, e Mustafës për vazhdim të koalicionit dhe personi i tretë që do të përfitonte nga kjo seancë do të ishte ai që do të marrë udhëheqjen e PDK-së”.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin se “vendi nuk duhet të vijë fare deri te ajo seancë”.