Ishlojtari i Interit dhe i Kievos, Kerlon, ka treguar historitë e çmendura të Mario Balotelit në periudhën e tij tek Interi. “Baloteli? Është një person fantastik dhe me të kemi kaluar periudhë
të mrekullueshme tek Interi. Kishte një ves të çuditshëm. Shkonte i pari tek dhomat e zhveshjes dhe na urinonte në këpucë”.
“Ky veprim e tërbonte mbrojtësin Materaci, por ky i fundit nuk mërzitej me Balotelin, pasi të gjithë e dinin që nuk ishte një person i keq, madje na shtonte humorin në çdo moment”.
Kerlon rrëfen faktin se në atë kohë, liderët e Interit kanë qenë portieri Zhulio Çezar dhe mbrojtësi brazilian, Maikon, por edhe këta të fundit e mbështesnin në maksimum Balotelin, duke i kërkuar gjithnjë
trajnerit të aktivizonte si titullar, sulmuesin italian, i cili asokohe,edhe pse ishte vetëm 18vjeç, kishte një potencial të paimagjinueshëm.