Xhihadisti Ridvan Haqifi shfaqet me të birin 4 vjeçar (Video/Foto)

07.01.2016 17:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Xhihadisti Ridvan Haqifi shfaqet me të birin 4 vjeçar (Video/Foto)

Shteti Islamik ka publikuar një video të re propaganduese në të cilën shihet luftëtarët nga vendet e ish Jugosllavisë dhe vendeve të rajonit. Ata thonë se Ballkani duhet të “mbrohet nga krishterët”.

Videoja e titulluar “Nderi është në xhihad” është publikuar përmes qendrës mediale të ISIS Al Hayat, derisa është publikuar në sajtin ekstremist boshnjak “Vijesti Ummeta”, transmeton Indeksonline.

Në xhirim “për vëllezërit nga Ballkani” me animacion dhe narracion në anglisht Ballkani përshkruhet si vend i betejave të mëdha dhe bjeshkëve të fuqishme, që duhet të jetë front i ri i mbrojtje nga “Evropa krishtere”.

Në xhirim paraqitet disa luftëtarë nga Bosnja, Al – Kosovi nga Kosova dhe Al – Albani nga Shqipëria, të cilët bëjnë thirrje për rrëzimin e pushtetit në Bosnjë dhe Hercegovinë, në mënyrë që të vendoset kalifati në Ballkan, transmeton Indeksonline.

Në këtë video më shumë flitet për Bosnjën, por aty paraqiten edhe Al Albani dhe Al Kosovi të cilët bëjnë thirrje për t’iu bashkuar ISIS-it.

Po ashtu aty shfaqet edhe një boshnjak që me familje jeton në njërin nga territoret e okupuar nga ISIS-it. Ndërsa, para shfaqjes së fjalimit të Al Kosovit (Ridvan Haqifi), fjalim ky që është publikuar para disa muajsh, shihet se si ai me të birin katër vjeçar argëtohen në park.

I lindur më 1990, Haqifi dhe vendlindje ka fshatin Bukovik të Gjilanit. Mediet kanë raportuar se Haqifi nga korriku i vitit të kaluar, ai ka zënë vendin Lavdrim Muhaxherit, si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS, që vepron në Siri e Irak.

Haqifi, me emrin e tij të ri prej xhihadisti “Al Kosovi”, së bashku me një tjetër shqiptar nga Leshnica e Pogradecit, Almir Daci, i cili tanimë ka marrë emrin e xhihadistit Abu Bilqis (Al Albani), janë paraqitur në videon 20-minutëshe.

Të dy duke folur në gjuhën shqipe, kanë thënë se po vijnë “ditë të zeza”, ndaj atyre që kanë nënçmuar myslimanët dhe Allahun, duke kërcënuar se duhet të “kenë frikë të punojnë në zyrat e tyre, do të tmerrohen e do të trishtohen në shtëpitë e tyre, edhe kur flenë”.

Para se të bëhet xhihadist, Haqifi ishte nxënës i Medresesë “Alaud-din”, dega në Gjilan, shkollë publike që menaxhohet nga Bashkësia Islame e Kosovës, BIK, ku më pas është bërë imam, deri në vitin 2012, kur edhe largohet nga Kosova për t’iu bashkuar grupeve terroriste në Siri. /Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare