QKUK – anulohet tenderi, kursehen 1.5 milionë euro

07.01.2016 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
QKUK – anulohet tenderi, kursehen 1.5 milionë euro

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka anuluar lotin 3 të tenderit për furnizim me citostatikë. Në këtë mënyrë ata kanë kursyer 1.5 milion euro nga buxheti.

Sipas një komunikate për medie, diferenca në çmimet e ofruara nga operatori ekonomik (OE) dhe nga kompania që ka fituar tenderin, për artikujt e njëjtë, ka qenë 1,554,480.00 euro.

Ja komunikata e plotë:

Ju rikujtojmë se diferenca në çmimet e ofruara tek dy OE, në krahasim me kompaninë fituese ishte 1,554,480.00 €, pra do të kishte kursim buxheti mbi 1.5 milion euro nga QKUK.

Në lidhje me shkrimet e fundit të publikuara në medie të shkruara dhe elektronike, në lidhje me anulimin e lotit 3 të tenderit për furnizim me citostatikë për QKUK, Zyra e Prokurimit në QKUK shpjegon diferencën në çmimet e ofruara nga operatori ekonomik që ka fituar tenderin, e cila ishte 1,554,480.00 € më e ulët për artikujt e njëjtë, shumë kjo që do të kursente buxhetin e QKUK-së.

Pas pranimit te mendimit të ekspertit shqyrtues të OSHP-së, me nr. 541/15 të datës 21.12.201, Zyra e Prokurimit në QKUK ka shprehur mospajtimin në lidhje me mendimin për anulim te lotit 3.

Si në njoftimin për kontratë, ashtu edhe në dosjen e tenderit ishin kërkuar Referenca për furnizime të ngjashme të institucioneve shëndetësore nga Operatorët Ekonomikë.

Furnizim me citostatikë nga Lista Esenciale me nr. Prokurimi 206/15/001/111 Lot 5 dhe 7 e lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë, datë 24.03.2015.

Furnizim me barna nga Lista Esenciale, me nr. Prokurimi 206/14/045/111, e lidhur po ashtu me MSH, datë 25.02.2015 .

Furnizim me citostatikë nga Lista Esenciale, Lot 1 dhe 4, me nr. Prokurimi 206/15/001/111 me MSH datë 12.03.2015.

Pas kontrollimit të dy ofertave që kanë të bëjnë me Lotin 3, komisioni për vlerësim, bazuar në atë se artikulli i kërkuar në Lot 3 (ImatinibMesylate) është i regjistruar në AKPM nga OE “Exclusiv” konsiderohet se në bazë të nenit 59.4 të Ligjit të Prokurimit Publik , se ky është devijim i vogël që nuk mund të shkaktojë ndryshim material ose devijim nga karakteristikat, kushtet dhe kërkesat e tjera të parashtruara në njoftimin për kontratë në dosjen e tenderit.

Duke e pasur parasysh edhe Neni 6 të Ligjit të Prokurimit Publik, ku të gjitha AK janë të obliguara të sigurojnë që fondet publike dhe burimet publike të përdoren në mënyrën më ekonomike, njëkohësisht duke marrë në konsideratë qëllimin dhe lëndën e prokurimit . Ju rikujtojmë se diferenca në çmimet e ofruara tek dy OE, në krahasim me kompaninë fituese ishte 1,554,480.00 €, pra do të kishte kursim buxheti mbi 1.5 milion euro nga QKUK.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë