Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qendër azilkërkuesish në Salching të Gjermanisë, raporton KTV.
Përgjegjësit e kampit e kanë vërejtur se televizori në dhomën e një kosovari 33-vjeçar po mungonte.
Kur e kanë pyetur se çfarë ka ndodhur, kosovari është përgjigjur: “Moti e kam dërguar në Kosovë, pasi e kam çmontuar”.
Autoritetet e kampit vlerësuan se dëmi është 350 euro.
Nuk është e qartë nëse azilkërkuesi kosovar duhet ta kompensojë atë.