Zbulohet vendi ku meshkujt tradhtojnë më shpesh të dashurat (Foto)

E publikuar: 06/01/2016 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk është fjala për klubin e natës. Sajti “IlicitEncounters.com” ka bërë hulumtime me 2000 të anketuar…

Një anketë ka konstatuar që dasmat, janë vendet në të cilat vajzat assesi nuk duhet t’i lënë të dashurit vetëm, sepse ekziston shansi i madh që ata të tradhtojnë.

Festat në dasma si duket rrisin dëshirën për marrëdhënie intime dhe atëherë djelmoshat më lehtë “shfrytëzojnë rastin”, transmeton “Telegrafi”.

Hulumtimi ka treguar se, 32% e meshkujve do të tradhtonin bashkëshortet, të dashurën, apo të fejuarën, nëse shkojnë pa shoqërim në kurorëzim, 27% në mbrëmje të beqarisë, 21% në festimin e Kërishtlindjeve dhe 9% në mbrëmje të maturës.

Po kjo anketë ka treguar që 37% e femrave janë të bindura që gjinia mashkullore do të tradhtonte në festimet e Krishtlindjeve, ndërkaq 35% e tyre kanë vlerësuar që do t’i tradhtonte në mbrëmje të beqarisë.

Vetëm 11% e femrave ka menduar që partneri do t’i tradhtonte në ndonjë dasmë.

couple-kj