Bajrami: Ditarët klasikë do të zëvendësohen me ata elektronik

05.01.2016 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bajrami: Ditarët klasikë do të zëvendësohen me ata elektronik

Në Kosovë sot ka filluar gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2015/2016. Me këtë rast ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, për të shënuar fillimin e këtij viti vizitoi shkollën “Dardania” në Prishtinë, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci.

Bajrami tha se ky vit do të jetë produkt i cilësisë. Ai tha se cilësia nuk do të jetë deklaratë politike, por do të jetë realitet brenda shkollave të Kosovës, ku do të sigurojnë një mësimdhënie dhe mësimnxënie të avancuar.

“Sot së bashku me drejtoreshën Nagavci kemi ardhur për të shënuar fillimin e gjysmëvjetorit të dytë në shkollën ‘Dardania’, njëra nga shkollat më të mira të Kosovës. Është një fillim i mbarë dhe është një fillim i vitit ku ne jemi zotuar të ndërtojmë cilësi brenda shkollave tona. Gjatë këtij viti ne nuk do të flasim për cilësi sepse kemi folur vitin e kaluar. Sivjet do të promovojmë cilësi, do të demonstrojmë cilësi dhe ajo do të shihet tek shkollat parauniversitare, tek shkollat fillore dhe të mesme. Jemi të vendosur dhe tani është miratuar Strategjia kombëtare për sigurimin e cilësisë dhe jemi të vendosur që bashkë me nxënës dhe mësimdhënës dhe prindër të punojmë së bashku me njëri tjetrin që të sigurojmë shkolla cilësore”, tha Bajrami.

E sa i përket problemit të çantave të rënda të nxënësve, Bajrami tha se janë duke e trajtuar këtë çështje.

“Për herë të parë problemi i çantave të rënda, apo të stërngarkuara është duke u trajtuar në Ministrinë e Arsimit dhe është marrë shumë seriozisht dhe po e trajtojmë në tri segmente. E para kemi përgatitur udhëzimin administrativ që secila shkollë e re që ndërtohet të ketë hapësira për ruajtjen e librave dhe me standarde të ndërtimit asnjë shkollë nuk do të ndërtohet nëse nuk ka edhe vitrina për ruajtjen e librave. E dyta do të jetë reduktimi i librave dhe sidomos vëllimi i teksteve. Jemi duke i rishikuar tekstet dhe ato duhet të jenë të dobishme dhe praktike dhe momenti i tretë në mënyrë graduale do ta vendosim librin elektronik. Do të fillojmë me disa lëndë ekzakte –natyrore, por më vonë do të fusim edhe lëndë tjera në mënyrë që problemi i çantave të stërngarkuara të tejkalohet”, tha Bajrami.

Ndërsa, drejtoresha e Arsimit për Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci bëri të ditur se mësimi ka filluar sot në të gjitha shkollat e komunës së Prishtinës.

“Shfrytëzoj rastin edhe një herë të ju uroj të gjithëve Vitin e Ri, të jetë një vit i shëndetshëm dhe me suksese në çdo lami. Jemi në fillim të këtij viti dhe besoj që do të kemi përkrahje nga ministria edhe në çështjet e infrastrukturës, e sidomos sa i përket vlerësimit të përformancës të mësimdhënësve. Kam kënaqësinë të tregoj se në të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës mësimi ka filluar sipas parashikimit, do të thotë është gjithçka në rregull sa i përket ngrohjes, kalueshmërisë dhe vijueshmërisë së nxënësve e kështu me radhë. Besoj që janari i vitit 2016 të jetë një vit ku do të vazhdojnë me suksese dhe do të ketë kthesa të rëndësishme për të mirën e këtij vendi”, tha Nagavci.

Ministria e Arsimit gjithashtu ka thënë se gjatë këtij viti do të jetë edhe promovimi i shkollës digjitale, ku ditarët elektronik do të zëvendësojnë ata klasik dhe gjithashtu në muajin mars do të dalë raporti se cilat nga tekste shkollore duhet të ndryshohen dhe cilat jo. /Telegrafi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë