Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se në Forumin e Ballkanit Perëndimor 6, shtetet janë zotuar që të kryejnë investimet deri në vitin 2030 në mesin e tyre edhe Kosova.
Sipas Zharkut, Kosova në këto takime ka përcaktuar bazën infrastrukturore ku janë përfshirë katër objekte si autostrada “Ibrahim Rugova”, autostradën “Arbër Xhaferi” që është rruga Prishtinë-Shkup dhe Prishtinë-Hani Elezit, linja 10 Hani Elezit-Leshak dhe Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.
Këto komente, ministri i Infrastrukturës I bëri në emisionin “Euro Tribuna” në Tribuna Channel ku shtoi në vitin 2016 pritet që ta kryhet studimin e fizibilitetit për autostradën Prishtinë-Nish. /Gazeta Tribuna/