“AKR me probleme serioze, ka bisedime por asgjë konkrete për parti të re”

04.01.2016 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“AKR me probleme serioze, ka bisedime por asgjë konkrete për parti të re”

Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Gjakovës, thotë se partia e saj Aleanca Kosova e Re ka probleme të shumta dhe se kryetari Behgjet Pacolli duhet të nisë të bëjë veprimet e para për të qëndruar në politikë.

Ajo në një intervistë për KP ka thënë se ka bisedime për një organizim të ri politik, por akoma asgjë nuk është konkretizuar.

“AKR-ja ka probleme serioze të menaxhmentit. Unë disa herë kam dhënë mendimin tim dhe mbes prapa atij mendimi, se nëse nuk ndodhë një rikonstruktim i mirëfilltë i AKR-së, atëherë hapësira politike për AKR-në do të vjen e ngushtohet siç është ngushtuar deri tani. Kam dhënë idetë dhe mendimet e mija, dikujt nuk i kanë pëlqyer ose kanë has në rezistencë por prapë mendoj që është e presidentit Pacolli ta thotë fjalën e fundit për idenë dhe vizionin e tij për AKR-në”, thotë ajo.

Megjithatë, ajo thotë se hapësirë për një ri-konstruim të subjektit. Derisa për mundësinë që ajo të vendoset në krye të AKR-së, tregon se këtë veç e ka prezantuar njëherë por ka rezultuar me një dualizëm midis mendimeve të saj dhe të presidentit aktual të AKR-së, Behxhet Pacollit.

“Periudha prej kur unë kam prezantuar mundësinë dhe idenë që të jem presidente e AKR-së dhe ta marrë udhëheqësinë në këtë rast, po flasim për një periudhë një vjeçare, gjatë këtij njëvjeçari kanë mund shumë gjëra të bëhen. Nuk ecëm me atë ide përpara, me fillimin e ndryshimeve, procesin zgjedhor, ngecëm ku ngecëm, dhe tash prapë po them që AKR ka definitivisht momentin final për të përcaktuar a do të shkojë me inercion që ka filluar tash e dy-tre vite, apo do të bëjë një kthesë. Dita ditës po humb forca, pritet vetëm prej zotit Pacolli ta thotë fjalën e fundit në atë që ta marrë këtë forcë që të ndërrohet drejtimi i inercionit të AKR-së, apo ka ndërmend diçka tjetër”, thotë ajo.

Me të gjitha turbulencat në AKR, Kusari-Lila thotë se ky subjekt duhet të vendosë a dëshiron të ecë me një hap të shpejt ose jo. Sipas saj, tashmë varet nga pjesa tjetër e AKR-së se a e dëshiron në krye Mimoza Kusarin apo të vazhdojë me këtë ritëm që sipas saj po e dërgon drejt shuarjes këtë subjekt.
Derisa po e shikon mundësinë për rimëkëmbjen e AKR-së, në adresën e kryetares së Gjakovës duket se po arrijnë edhe ftesa për një grupacion të ri.
Ajo thotë se muajt në vazhdim janë kritik dhe definues për çdo gjë.

“Nuk e përjashtoj rastin që të ketë një organizim të mirëfilltë, por nuk përjashtoj individë në këtë rast, them që nëse organizohen individë që kanë ide të njëjta dhe të cilët jo domosdoshmërisht shtyjnë personalitetet individuale, por kanë agjendën kolektive, atëherë me siguri se po flasim për një zgjidhje të mirëfilltë në Kosovë….kemi biseduar me të rinj, profesionistë, deputetë, por ende nuk i është vënë pika kësaj pune, të them se kemi vendosur ta bëjmë këtë apo atë, mendoj që muajt në vijim janë muajt kritikë, shumë të rëndësishëm edhe për të ardhmen politike të Kosovës, por edhe për definimin e çfarëdo formacioni të ri, ri-konstruim, të vjetër, në kuadër të ofertës politike”, thotë ajo.

Por ajo nuk po pajtohet me çështjen e “ndarjes së posteve”.

“Nëse mirret politike hajde po grumbullohemi unë jam president, ti je kryeministër, ne jemi ministra, atëherë kemi hyrë në pazare të njëjta siç janë duke bërë strukturat aktuale. Dhe kjo është më brengosësja kur t’i dëgjon prej gjeneratave të reja që diskutojnë për formacione politike, megjithatë qesin kushte ose kushtëzojnë pozita. Mua personalisht nuk më bëjnë përshtypje sot pozitat për shkak se isha në dy pozita të nalta në qeveri……Unë e shoh zgjidhjen politike në Kosovë ndoshta me grumbullimin e njerëzve të cilët kanë ide të njëjta, të cilët bashkohen vetëm për një qëllim, dhe ai qëllim nuk ka të bëjë domosdoshmërisht qëndrimi në politikë dhe ekzistencën politike. Nëse fillohet me kalkulime politike individuale, nuk jemi duke bërë zgjidhje kolektive, jemi duke bërë zgjidhje individuale”, thotë ajo.

Mimoza Kusari-Lila foli edhe për zhvillimet kryesore të fundit në vend. Sipas saj, krejt përpjekjet nga opozita kanë për synim sjelljen e një efekti politik, e jo juridik, që pastaj i njëjti efekt dërgon në zgjedhje dhe hapet rruga për pazare të reja politike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit