Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i ka konsideruar si gjeste të ulëta grafitet që e kanë paraqitur presidenten Atifete Jahjaga në mënyrë denigruese.
Veseli i ka quajtur veprime huliganësh dhe sulm ndaj institucionit të presidentes.
“Këto grafite janë gjeste të huliganizmit politik dhe një abuzim imoral me lirinë e shprehjes, prandaj janë të dënueshme dhe neveritëse.
Ky huliganizëm grafitesh përbën sulm ndaj institucionit të presidencës, por edhe ndaj mijëra vajzave e grave të Kosovës që janë duke bërë një punë të shkelqyeshme në Policinë e Kosovës, ashtu sikurse vetë Presidentja e Kosovës, znj. Jahjaga, ka bërë dhe është duke bërë një punë dinjitoze në detyrat e saj kushtetuese, por edhe si një nga lideret e emancipimit të femrës në shoqërinë kosovare”, ka thënë Veseli në reagimin e tij
Veseli për grafitet kundër presidentes: Huliganizëm politik!
NGA KATEGORIA