Askush nuk më ka paralajmëruar që unë mund të urreja burrin tim pasi të lindja fëmijën, dhe kjo ishte një realitet…
Nëna Jennifer Legra ka folur haptazi për gjërat që kanë përjetuar shumë femra pas lindjes së foshnjeve.
“Disa muaj pasi linda fëmijën e parë, pyetja që më sillej vazhdimisht në kokën time, e cila lidhet edhe me burrin tim është se mos vallë kam gabuar për këtë lindje? Me një fjalë, kjo gjendje ishte tmerrësisht irrituese. Me një fjalë – e urreja atë.
E urreja për çdo veprim dhe neglizhencë që bënte. Kur flinte natën pa merak fare, me gjithë gojën hapur duke gërhitur me aq zë të lartë saqë nuk krahasohet as me të qarat e fëmijës. Shumë herë më ka ardhur në maje të hundës për ta shkundur mirë deri sa të ndalonte. E kuptoj se shumë nga këto gjëra nuk kishin të bënin fare me mua dhe se nuk duhej ta fajësoja atë. Gjithashtu, jam shumë e vetëdijshme se shumë gjëra edhe i kam imagjinuar vet, madje edhe ekzagjeruar, por e di edhe se në atë periudhë kam qenë në gjendje të bëj krim dhe të mos ndjej fare keqardhje.
Në anën tjetër, edhe kur unë përpiqesha të bëj ndonjë shaka, ai ma merrte për ters, kuptohej në mënyrë të gabuar, kryesisht si sulm. Në të njejtën mënyrë, unë bëja shaka edhe para se ta kishim fëmijën, por reagimet e tij nuk ishin të njëjta si tani. Nuk ndaloja duke menduar se si kemi marr tatëpjetën e problemeve dhe rrugën e gabuar.
Ai nuk arrinte të kuptojë se si kam përfunduar deri në këtë gjendje, as nuk mund ta mirëpriste sjelljen time. Mënjëherë pas lindjes ai iu kthye aktiviteteve të përditshme, ndërsa unë isha në shtëpi duke u përpjekur për të gjetur ndonjë mënyrë për tu kujdesur sa më mirë për foshnjen tone. Ai nuk arrinte të kuptojë se dushi duhet të jetë vetëm për pastërti (gjë që kishte raste edhe aq nuk arrija ta bëja), por se na nevoiteshin së paku 15 minuta për të qenë vetëm në dush dhe për tu relaksuar. Dhe, ndonjëherë hynte fshehurazi në banjë kinse kishte nevojë të vogël, vetëm për të më ndërprerë procesin, dhe unë nevrikosesha tejmase saqë mendoja në vete si kam mundur vallë të martohem me të.
Shumica e njerëzve kanë thënë se kur femra bëhet nënë, para tyre është një rrugëtim i rraskapitur. Megjithatë, askush nuk më paralajmëroi se do të isha në gjendje ta urreja burrin tim. Askush nuk më përgatiti se do kishte raste kur unë do ta shtypja apo zhdukja atë. Pra, tani më lejoni t’ju them: pas lindjes, keni shumë gjasa të urreni burrin tuaj.
Dhe më besoni, se kjo mund ti ndodhë të gjithëve, pa marrë parasysh se sa e doni apo sa me fat jeni. Këtu nuk bëhet fjalë se sa e fuqishme është dashuria juaj para lindjes së fëmijës, por si vijon pas kësaj periudhe. Tani, unë iu shpreha juve për historinë time, por mund të ju ndodhë edhe juve. Secilit.
Isha aq e lodhur saqë ndonjëherë harroja kur kam bërë dush për herë të fundit. Dhe, në mes të këtij kaosi, fillova të ndjehem shumë keq. Nuk kam dalë fare nga shtëpia, por edhe nëse e kam bërë këtë, kjo ka ndodhur për shkurtë kohë – gjysmë ore maksimumi. Herën e parë që kam dal, jam ndjerë tmerrësisht e përbuzur dhe më dukej vetja sikur nuk i përkisja kësaj bote. Nuk shihja as një mike që të më thoshte së paku se sa bukur dukesha në të vërtetë. Këtë ndoshta ma ka thënë burri, por e kini parasysh kur ju thotë ndonjë femër tjetër – e konsideroni më tepër si kompliment. Hormonet i kisha ende të ndezura, vetëm se problemi qëndronte në atë se e gjithë vëmendja ime nuk ishte tek burri, por tek foshnja.
Dhe vetëm atëherë, kur ndjehesha tmerrësisht keq, kur burri më ishte bërë armiku më i madh pa ndonjë arsye – fillova të pyes veten: Kë tjetër mund të urreja? Ai ishte i vetmi person që më qëndronte pranë. Dhe pastaj, një ditë gjithçka u kthye në normale. U zhduk ai negativitet i palogjikshëm. Fillova të ndjehem më mirë dhe ti shoh gjërat më qartë.
Martesa ime ishte vënë në dyshim për disa javë, ndoshta edhe muaj, por pastaj jam ndalur dhe kam pushuar së pyeturi veten. Papritmas nuk doja më ta shtypja apo zhdukja, nuk doja ta shkundja përderisa flinte gjumë, nuk e urreja për çdo imtësi që mua më ishte ngulitur në kokë, me një fjalë kjo nuk kishte më lidhje me martesën dhe marrëdhënien tonë. Duhej thjeshtë ta kuptonim se ky ishte një version i ri i jetës sonë të re e që ishte bërë tashmë pjesë e jona.
Mendimet e mia të errëta për ndonjë krim të mundshëm, si dhe sjellja e çmendur e imja nuk ishin pasqyrim i marrëdhënies sonë. Kjo ishte si pasojë e procesit të shtatzënisë, lindjes dhe periudhës trishtuese të nënës që ka barrë të madhe për kujdesin e foshnjës. Por, padyshim, kjo është thjeshtë fazë kaluese, ju do të bëheni familje, do të përmbusheni me një jetë të re, e cila do të ju ndryshojë jetën për të mirë./femra.net/