Cilat janë temat e ardhshme të dialogut me Serbinë? (Video)

E publikuar: 03/01/2016 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dialogu me Serbinë do të vazhdojë. Të gjithë krerët më të lartë të shtetit së paku një herë e kanë thënë këtë gjë. Raund i ri është planifikuar të rifilloj menjëherë në janar.

Këtë proces e presin tema të reja të planifikuara nga pala kosovare. Është demarkacioni i kufirit me Serbinë, njohja e ndërsjellë mes dy shteteve, dëmshpërblimet e luftës si dhe pjesëmarrja në pasuritë e ish- federatës që priten të ngiten në dialog .

Temë të tjera planifikohen edhe obligimet dhe të drejtat të cilat Serbia i ka trashëguar nga ish-federata e Jugosllavisë, pjesë konstitutive e se cilës ka qenë edhe Kosova por edhe zhbërja e plotë e gjithë strukturave paralele të Serbisë në Kosovë. /Gazete Tribuna/