Mandati i Gjykatës Speciale mund të zgjerohet edhe mbas vitit 2000

02.01.2016 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mandati i Gjykatës Speciale mund të zgjerohet edhe mbas vitit 2000

Mandati i Gjykatës Speciale mund të zgjerohet dhe nën llupën e prokurorëve mund të jenë edhe krimet e kryera pas vitit 2000 që nuk ndërlidhen vetëm me krimet e pretenduara të luftës që burojnë prej raportit të Senatorit Dick Marty.

Këtë e ka pohuar Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani.

“Se si do të rrjedhë, a do të ndalet me periudhën kohore që e ka të limituar deri në fund të vitit 2000 ose do e zgjasë periudhën e veprimit dhe gamën e veprimeve kriminale… Nuk e di se si do të rrjedhin gjërat, por nuk e përjashtoj mundësinë, që edhe në aspektin kohor edhe në aspektin strukturor të krimeve të zgjerohet”, ka thënë Hasani në televizionin publik. “Nuk e përjashtoj mundësinë, por kjo varet se si do të rrjedhë situata dhe varet se çfarë do të jetë roli jonë se a do i qasemi kësaj problematike që po e prekupon vendin vërtetë me veprime konkrete apo do të mbetemi me deklarime verbale, debate në media e kështu më radhë”, ka thënë Hasani më tej.

Sa i përket ndjekjes dhe gjykimit të krimeve të luftës, sipas kryetarit Hasani, nëse dikush ka dështuar në këtë drejtim, atëherë ata janë prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtar, të cilët kanë shërbyer në kuadër të ish-UNMIK-ut dhe EULEX-it, pasi kanë pasur kompetenca ekskluzive në këtë fushë.

Gjykata Speciale ende është në proces të krijimit dhe funksionalizimi i saj pritet të bëhet gjatë këtij viti, kur edhe pritet të formalizohen të gjitha procedurat me Holandën, ku pritet të vendoset selia qendrore, për të vazhduar më pas me procedimin e rasteve, ku është përfolur se pjesë e aktakuzave do të jenë ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kryesisht përfshihen në raportin e Senatorit Dick Marty.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë