Rugova, “toka e kuqe” që po falet (VIDEO)

01.01.2016 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rugova, “toka e kuqe” që po falet (VIDEO)

Shqiptarët e Kosovës po përjetojnë historinë e njëjtë me atë të Shqipërisë në vitin 1924. Elita politike e Kosovës sot dhe ajo qeverisëse shqiptare e 1924-s, nuk po ndryshon për ta.

Rastësi historike apo “kurdisje”, muaji gusht i 2015-s riktheu shqiptarët në 1924-n, në kohën kur Ahmet Zogu nënshkroi marrëveshjen me kreun serb të asaj kohe Nikolla Pashiçin që burimet e Drinit të Zi bashkë me Shën Naumin dhe Velipojën e Vërmoshit t’i kalojë nën juridiksioni shteti serb.

Në gusht të këtij viti, krerët qeveritarë të Kosovës nënshkruan në Vjenë, Marrëveshjen me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit, që sipas ekspertëve dhe banorëve të asaj ane, 8300 hektarë po ia japin shtetit malazez.

Si për të parën marrëveshje, ashtu po veprohet dhe për të dytën marrëveshje, kopja e marrëveshjes po mbahet e fshehtë.

E, në Rugovë, banorët po rikthehen për ta kundërshtuar marrëveshjen e Vjenës dhe sikurse në kohën e baballarëve, gjyshërve, stërgjyshërve… thonë se “duhet t’i rrokim armët”.

Bjeshkët e Rugovës në këtë dhjetor dimri janë mbuluar nga bora, temperaturat shënojnë rreth minus 15 gradë celsius në këtë pjesë mbi dymijë metra lartësi mbidetare, por aty ndodhet toka më e nxehtë e Kosovës.

Me shekuj rugovasit derdhën gjakun për të mbrojtur tokat e tyre dhe territorin e Kosovës nga malazezët.

Çdo copë e bjeshkëve të Rugovës, sipas historianëve, është e mbushur me varre, e sipas vetë rugovasve çdo shtëpi në dekadat e fundit numëron deri dy të vrarë nga malazezët.

Mesazhi i rugovasve: Qeveria të mbrojë territorin, ose ne do të rrokim armët

Nëntëdhjetepesëvjeçari Arif Tahiri nga Boga mban në kokë shallin e bardhë. I ka mbetur traditë nga të parët, por nuk e ka besuar se ky simbol kombëtar që ka dhe një histori, do t’i hyjë në punë pikërisht për destinimin që kishte, përdorej si mbulesë (qefin) kur rugovasit vriteshin në bjeshkë duke mbrojtur kufirin dhe varroseshin po aty./Zëri/

https://www.youtube.com/watch?v=N1q8vQKf0yI

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%