Xherdan Shaqiri është shprehur shumë i lumtur për fitoren 4 me 3 ndaj Evertonit dhe për dy golat e tij të shënuar.
Shaqiri, që deri tani kishte shënuar vetëm një herë për Stoke Cityn në Capital One Cup, sot realizoi dy golat e parë për Stoken dhe për këtë thotë se është shumë i lumtur.
“Performancë e mrekullueshme ekipore sot!! Dhe i lumtur për golat e parë në Premier Ligë!! Faleminderit për përkrahjen e mrekullueshme ‘Potters’! XS duke festuar si bos”, ka shkruar ai në Facebook.
Stoke City tani zë pozitën e nëntë në tabelë.



















