Personi i zakonshëm i ka rreth 300 kalori nga sheqerat e shtuar për çdo ditë, rreth 20% e amerikanëve i kalojnë 700 kaloritë nga sheqerat e shtuar në bazë ditore. Për të qenë të qartë, me sheqera të shtuar nënkuptojmë ato që ndodhen në ëmbëlsira e jo sheqeri natyral që ndodhet tek frutat, perimet apo tek qumështi.
Konsumimi i sheqerit mund të ulet varësisht shprehive të juaja, ndërsa pasojat e braktisjes së sheqerit(varësisht prej sasisë së konsumit) mund të jenë të njejta sikurse tek personat që e braktisin drogë, duke përfshirë ankthin, plogështinë madje edhe depresionin.
Mirëpo, duke supozuar se jeni sikurse qytetari i zakonshëm, mund të pritni disa gjëra t`ju ndodhin menjëherë pas fillimit të dietës kundër sheqerit.
Zemra do të “lozë”
Rreziku i vdekjes nga sëmundjet e zemrës do të ulet trefish, kjo ndodh sepse sheqeri i shtuar ngrit nivelet e insulinës, që aktivizon nervor duke e ngritur edhe tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.
Nuk do e keni problemin e puçrrave dhe akneve
Inflamacioni sistemik është i njohur si shkaktar i puçrrave, ndërsa sheqeri është nxitës. Një studim ka zbuluar se personat që nuk konsumojnë pije me gaz, kanë konsumuar nga një kanaqe prej 350 ml në ditë për 3 javë, duke i rritur nivelet e tyre nxitëse deri në 87%. Shmanguni nga këto lëngje dhe nga pijet tjera të ëmbëlsuara.
Do të shmangeni nga diabeti
Konsumimi i sheqerave të shtuara promovon mbindërtimin e depozitave të dhjamit rreth mëlçisë, këto depozite kontribuojnë në rezistencën ndaj inuslinës dhe e nënvlerësojnë punën e bërë nga pankreasi, që normalisht e ndalon prodhimin e insulinës, transmeton femra.net. Në një studim është konstatuar se konsumimi i 150 kalorive nga sheqeri i suplementar ka gjasa 11 herë më shumë të kontribuojë në zhvillimin e diabetit 2, krahasuar me 150 kaloritë nga proteina apo yndyra.
Nuk keni nevojë të aktroni buzëqeshjen tuaj
është normale të jeni ekscentrike kur i braktisni ëmbëlsirat, mirëpo pasiqë të rregulloni nivelet e sheqerit, do të ndjeheni më mirë se kurrë. Një studim i Universitetit Kolombia ka zbuluar se femrat që hanë dietë të lartë në sheqer suplementar dhe drithëra të rafinuara kanë gjasa më tepër të përjetojnë ankth, irritim dhe luhatje të disponimit.
Do të fleni kur duhet
Mungesa e sheqerit ju len me lodhje të mesditës dhe me nevojën për një sy gjumë. Nëse shmangeni tërësisht nga sheqeri, do të jeni më të zgjuar dhe të gatshëm gjatë ditës.
Do i mbani mend emrat
Keni probleme me mjegullimin e mendjes? Me siguri sheqeri i ka fajes.gjatë kohës, konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë komunikimin mes qelizave të trurit andaj nëse shmangeni nga kjo atëherë do të jeni më e kthjellët.
Përfundimisht keni humbur 5 kilogramët shtesë
Kur zëvendësoni kaloritë nga sheqeri me ushqime tjera, sigurisht që nuk do të konusmoni aq shumë kalori me çka edhe do të humbasni peshë. Ulja e 200 kalorive të sheqerit, gjatë 5-6 muajve ju ndihmon në rënie deri në 5 kilogramë.