Rrëfimi: Si u hodha në krahët e profesorit për të marrë provimin

E publikuar: 27/12/2015 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Etriti ishte i dashuri im i parë, i pari që më kishte thënë “të dua”, i pari që më kishte puthur dhe i pari me të cilin unë kisha bërë dashuri. Ishim lidhur që prej tre vjetësh, kur ai më rrëfeu që ndihej konfuz, që kishte nevojë për një pauzë në marrëdhënien tonë. Donim që ne të kalonim ca kohë larg njëri-tjetrit…

– Unë të dua, por jemi lidhur shumë shpejt bashkë, me një fjalë… Nuk po të them që duhet të ndahemi, jo! – shtoi ai duke më hedhur një vështrim fals – por duhet të lidhemi edhe me persona të tjerë, para se të vendosim se çfarë të bëjmë me jetët tona.

– Po unë nuk dua të lidhem me askënd tjetër! – kundërshtova. – Ç’më interesojnë të tjerët kur unë të dua vetëm ty?! Unë jam më se e sigurtë për ndjenjat e mia. Megjithatë, mos u shqetëso, nuk kam asnjë qëllim të të mbaj. Nëse do të më lësh, bëje, por të paktën pranoje. – i thashë duke u ngritur e nevrikosur nga tavolina. Nuk doja që ai t’i shikonte lotët e mi.

Gjithçka që më mbeti nga kjo lidhje ishte vetëm ora, që ma kishte bërë dhuratë ai dhe zemra e thyer. Ai mendonte se ishte tepër i ri për të bërë zgjedhjen më të rëndësishme, për të zgjedhur njeriun me të cilin do të kalonte pjesën tjetër të jetës. Ditët që kaluan, ishin një tmerr i vërtetë. Isha e detyruar ta shikoja Enon në klasë çdo ditë dhe të bëja sikur nuk kishte ndodhur asgjë, ndërkohë që ai shoqërohej me shumë vajza të tjera. Meqë kishim zgjedhur rrugën më të vështirë, kisha vendosur të hiqja dorë nga lidhja jonë. Edhe kur ai përpiqej të më fliste, unë nuk i flisja më. Ajo që bëri, më preku shumë edhe për faktin se nuk e prisja nga njeriu që e doja. Ndryshimet e ndodhura në jetën time po pasqyroheshin në rezultatet e mia në shkollë. Profesorët, me të cilët më parë kisha një marrëdhënie shumë të hapur, papritur më kthyen krahët, duke më akuzuar për neglizhencë dhe duke u ankuar vazhdimisht te prindërit e mi. Të gjithë, përveç njërit. Profesori i fizikës, Sokoli, në vend që të bënte si të tjerët, më mori veçmas dhe, me takt, më pyeti se çfarë po më ndodhte. Pas orës së tij të mësimit, më kërkoi të qëndroja në klasë. Ishim vetëm dhe ai më kërkoi të shikoja detyrën e kontrollit të fizikës, e cila, siç e kisha parashikuar edhe vetë, ishte një katastrofë.

– Më vjen keq të të vë një notë të keqe, Nisa… – më tha. – Je vajzë inteligjente dhe e vullnetshme, por kam përshtypjen se rezultatet e këqija në periudhën e fundit, varet nga diçka e rëndë që mund të të ketë ndodhur. Nëse do të flasësh, unë jam këtu…

E pashë. Ishte një burrë xhentil, i gatshëm të më ndihmonte. Në atë moment, pashë tek ai një mik, mbase i vetmi që mund të më kuptonte.

– Jam e dëshpëruar… – I rrëfeva. – Asgjë nuk ka më rëndësi kur nuk ke pranë një njeri që të do.

Profesori, pas asaj që thashë, më vuri dorën në shpatull: – E kuptoj atë që do të thuash. E di, ti dhe Eno nuk jeni më bashkë.

E pashë e habitur sepse nuk e dija që për lidhjen tonë (dhe fundin e saj) ishin në dijeni edhe mësuesit. Më buzëqeshi, duke e kuptuar atë që po mendoja.

– O Zot, isha 14 vjeçe kur kam njohur Enon dhe që nga ai moment, nuk ka pasur vend për asgjë tjetër në jetën time. Si t’ia bëj për të rifilluar? – i thashë dhe ai buzëqeshi…

Që nga ajo ditë, profesori u bë si pa e kuptuar, pjesë e jetës sime. Kështu nisi historia jonë. Për disa muaj, dolëm bashkë gati çdo pasdite, duke u takuar në një bar mbushur me njerëz, përballë një filxhani me kakao. Takimet tona ishin të pafajshme; asnjëri nga ne nuk e kishte menduar deri ku do të shkonte historia jonë dhe çfarë drejtimi do të merrte ajo. Në marrëdhënien tonë, gjithçka dukej perfekte, deri në ditën kur Koli më shoqëroi në shtëpi me makinë. Ishte shkurt dhe kishte dy ditë që binte shumë dëborë, e cila kishte mbuluar qytetin, duke i dhuruar një atmosferë përrallore. Koli më tha se nuk mund të më linte të shkoja në shtëpi me autobus dhe unë u futa në fuoristradën e tij. Dëbora, duke rënë pa pushim, e bënte thuajse ireale botën jashtë nesh. Për një moment, Koli e ngadalësoi makinën dhe fiku motorrin.

– Pse ndalove? – e pyeta.

Ai u kthye ngadalë nga unë dhe nisi të më shihte pa folur, me sytë e tij blu.

– Nuk e di as unë… Mbase dëshiroj vetëm që ky moment të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur!

Të dy ndiheshim ndryshe… Dukej sikur asgjë nuk do ta prishte magjinë e atij momenti. Papritur, nuk ishim më një burrë i pjekur dhe një vajzë apo profesori dhe studentja e tij në vështirësi, por vetëm një burrë dhe një grua.

– Dua të të puth… – tha Koli, sikur të kishte lexuar mendimet e mia.

– Mos më puth, sepse do të ishte… – Fillova të kundërshtoja, por fjala “çmenduri” lindi dhe vdiq në buzët e tij, që m’u duk sikur i njihja përjetësisht. Nuk do ta mësoj kurrë në isha unë që iu afrova apo ai, por di që nuk bëmë asgjë për të ruajtur distancën delikate që na ndante. Gjithçka që di është se pas asaj puthjeje erdhën edhe shumë të tjera. Kisha bërë dashuri me një burrë, ndërkohë që isha e dashuruar me një tjetër. Kisha bërë dashuri me një burrë të martuar, si një vajzë e përdalë… Ndihesha në faj dhe e trembur. Atë natë, m’u duk sikur u përmbys gjithçka. Çfarë kisha bërë? Si kisha arritur deri aty? Koli, ditën tjetër më telefonoi në shtëpi dhe u soll sikur nuk kishte ndryshuar asgjë, por fjalët e tij, alegria e tij, kishin diçka të sforcuar, artificiale. Kur u takuam dy ditë më pas në barin tonë të zakonshëm, vendosa të flisja hapur me të.

– Unë të kam shumë për zemër, por nuk të dashuroj. Ajo që ndodhi mes nesh, ishte vetëm një gabim, dobësia e një momenti… – i thashë me një frymë.

Ai mori frymë thellë dhe më tha:

– Nuk e merr dot me mend peshën që po më heq nga zemra, Nisa. Unë jam burrë i martuar dhe këtë nuk ta kam fshehur asnjëherë, por gjërat midis nesh janë mirë kështu siç janë. Të lutem, mos i trego askujt për atë që ndodhi. Do të ishte tmerr ta merrnin vesh eprorët e mi apo prindërit e tu.

Natyrisht, ai kishte të drejtë, por ndërsa e dëgjoja të fliste në një mënyrë kaq egoiste, më vrau shumë.

– Përballë ligjit, i vetmi person përgjegjës jam unë! – vazhdoi ai – ndaj, të lutem, mbaje gojën mbyllur.

Fjalët e tij dhe pikërisht toni me të cilin m’i tha, ishin gozhda të ngulitura në miqësinë tonë. Pa shtuar asgjë, u ngrita dhe dola menjëherë nga bari, e vrarë tmerrësisht nga fakti se ai nuk po bënte asgjë për të mos më lënë të ikja. Pas asaj bisede, m’u duk sikur jeta ime kishte marrë fund. Si kisha arritur deri aty? Kisha tradhtuar njeriun që doja.

Vendosa që ajo që ndodhi të mbetej vetëm një kujtim i hidhur në mendjen time, por ky kujtim do të më torturonte sa herë ta shihja profesorin në shkollë. Më tmerronte mendimi se mund ta merrnin vesh studentët e tjerë dhe atëhere, unë do të isha kryefjala e bisedave të tyre dashakeqe. Çdo ditë që shkoja në shkollë, mundohesha të shmangia ndonjë takim të pakëndshëm me profesorin, i cili, isha e sigurtë se do të më vinte në siklet. Fatmirësisht, kjo situatë nuk zgjati shumë. Rreth një muaj më vonë, ndodhi një mrekulli. Enoja, i dashuri im, u kthye tek unë duke m’u lutur që ta falja dhe të lidheshim edhe një herë bashkë.

– Kuptova që të dashuroj vetëm ty. Lidhja jonë ishte magjike, një dhuratë e fatit. Kthehu tek unë… – më tha Enoja.

Kishte qenë dëshira ime më e madhe të rilidhesha me Enon. Më në fund, kisha arritur atë që doja, por a do të mund ta harroja gjithçka që kisha kaluar? M’u rikujtua ajo natë e kaluar në krahët e profesorit. Si mund t’i thoja Enos që unë e kisha tradhtuar me profesorin?! Çova nëpër mend të gjitha mundësitë, më e thjeshta ndër të cilat ishte që t’i tregoja të vërtetën, por a do të ishte më pak e dhimbshme kjo gjë?! Sigurisht, do të kishte qenë e thjeshtë të mos i tregoja asgjë, por a mund ta mashtroja në këtë mënyrë të dashurin tim, atë që e doja aq shumë? Natyrisht jo, nuk mundja. Mund t’i tregoja Enos gjithë të vërtetën e ta humbisja dhe kjo më tmerronte. E cili mashkull do të donte një femër që kishte shkuar me profesorin e saj? Nuk e mbaja dot atë të fshehtë dhe, sa më shumë mendohesha, aq më shumë bindesha që t’i tregoja, ishte e vetmja zgjidhje që më mbetej, pasi ajo gënjeshtër mund të prishte lidhjen tonë në të ardhmen.

Kështu, i tegova Enos gjithçka me qetësi, pa i kërkuar asgjë, pa pritur asgjë, përveç nervozizmit të tij, por ndërkohë që unë flisja, ndodhi diçka. Ai më përqafoi dhe m’u lut ta falja.

– Ajo që ndodhi, ndodhi mbi të gjitha për fajin tim. – më tha ai. – Nëse nuk do të të kisha lënë për të ndjekur kapriçot e mia, nuk do të kishte ndodhur asgjë… – më tha.

Sinqerisht, nuk e prisja këtë reagim nga Enoja. Gjatë kohës që ne kishim qëndruar larg njëri-tjetrit, ai kishte ndryshuar. Në ato momente, pas fjalëve që tha, e kuptova sa më donte. Ai kishte qenë dashuria ime e parë dhe e vetme në jetë. Na u desh të kalonim këto që ndodhën, që ne të qëndronim bashkë përgjithmonë. Isha shumë e lumtur, pas gjithë atyre vuajtjeve që kisha kaluar. Ditët që kaloja me Enon, ishin të lumtura… Një ditë dola nga mësimi me shpejtësi pasi Enoja do të vinte të më merrte dhe unë nuk doja që ai të vonohej. Kur dola, e pashë duke biseduar në oborrin e shkollës me profesorin. Nga gjestet që bënin, dukej që ishin të acaruar. Ajo që po shihja, nuk po më pëlqente aspak, ndaj u afrova dhe i kërkova Enos që të iknim. Nuk mund të largohesha pa i thënë profesorit se isha shumë e lumtur në krah të Enos dhe se nuk duhet të më shqetësonte më, pasi unë tashmë e kisha harruar atë që kishte ndodhur mes nesh. Ai që duhet të ndihet keq, jeni ju, pasi jeni i martuar e me fëmijë. Ai buzëqeshi me ironi, por dukej që ndihej shumë në siklet pas atyre që i thashë, ndaj u largua menjëherë.

Që nga ajo ditë, nuk di më asgjë për të. Enoja më tha se kishte qenë profesori ai që e kishte ngacmuar i pari, duke i thënë:

– Sa mirë që je bashkuar me Nisën. Ajo është një vajzë që nuk harrohet lehtë… – i kishte thënë dhe kishte qeshur.

Tashmë, çdo gjë është harruar dhe ne jemi martuar. Pas martesës, jeta jonë ka vazhduar rrjedhën e saj normale, si të çdo çifti tjetër. Ne ia dolëm mbanë bashkë duke i përballuar një nga një vështirësitë që na kanë dalë përpara, duke ngjitur shkallët njëra pas tjetrës. Sot jemi një çift i lumtur që e kemi hedhur pas krahëve të shkuarën tonë. Kjo tregon se kisha bërë zgjedhjen e duhur, duke treguar të vërtetën dhe duke mos e mbajtur atë sekret në ndërgjegjen time. Falënderoj Zotin që kam një familje të mrekullueshme dhe një bashkëshort që e dua dhe më do shumë…