Një ‘super condom’ që ka veti anti-HIV dhe që mund të rrisë kënaqësinë seksuale do të jetë së shpejti i gatshëm për publikun, sipas shkencëtarëve, shkruan Mirror.
Kontraceptivi i ri mbart një antioksidant që mund të luftojë HIV-in dhe ndryshe nga prezervativët e tjerë ai do të jetë i përbërë nga një llastik polimeri i quajtur hidroxhel, që është i përbërë kryesisht nga uji dhe që përdoret edhe në prodhime të tjera mjekësore.
I dizanjuar nga një skuadër e Irma Lerma Rangel College of Pharmacy në Texas A&M Health Science Center, ai pritet të dalë në shitje në fillimin e 2016-s.