Çdo femër dëshiron flokë të trashë, me shkëlqim dhe të shëndetshëm.
Kjo do të thotë se shprehja “flokët janë gjysma e bukurisë” është e saktë. Kështu që nëse doni që flokët të kenë trashësinë, gjatësinë dhe shkëlqimin e duhur atëherë zgjidhjen e keni në shtëpi. Metoda që do t’ju paraqesim është natyrale dhe mjaft efektive.
Trajtimi me qepë jep rezultate të shpejta (thuajse për një muaj) dhe dermatologët thonë se kjo metodë nuk ka efekte anësore në lëkurën e kokës apo në flokë. Qepët përmbajnë squfur, element i cili stimulon prodhimin e kolagjenit dhe është shumë i rëndësishëm në rritjen dhe dendësinë e flokëve.
Metoda me qepë është shumë e thjeshtë. Merrni 2 kokrra qepë dhe shtrydhini. Me lëngun e krijuar masazhoni kokën nga rrënja deri tek majat dhe mbajeni për 15 – 60 minuta. Pastaj shpëlajeni. Kjo metodë këshillohet të aplikohet 3 herë në muaj.