Gruaja në depresion, burri i shkruan një listë me motive se pse e do

E publikuar: 10/12/2015 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​E kthyer në shtëpi nga një udhëtim pune dhe pas një periudhe depresioni, gjeti në pasqyrën e dhomës së gjumit, më shumë se një motiv për të buzëqeshur: një listë të tërë me arsye ku burri i saj i tregonte se pse e do.
Në rrjetin Imgur, përdoruesja me emrin Mollywho, publikoi fotografinë të cilën e gjeni bashkëngjitur ku shkruante, “Kam qenë në depresion kohëve të fundit. Por për fat të mirë, im shoq duket se nuk ka harruar asgjë nga betimi “Në të mirë e në të keq”.

Ajo shton më tej se nuk është një natyrë e lehtë, por se bashkëshorti ka bërë gjithnjë të pamundurën për t’i ngritur moralin.

Gruaja tregon se kur u kthye nga puna në shtëpi, pa listën dhe përfundoi mes lotësh nga emocionet.

Në listë shkruhej, “Ajo është mikja ime më e mirë”, “më bën të qesh çdo ditë”, “është e bukur”, “erdhi në një klub ku zhvishen femrat me mua”, “ka kaluar një tragjedi të madhe, por është personi më optimist që njoh”.