Fakte të reja për demarkacionin: Me marrëveshjen e Kumanovës dhe hartën e KFOR-it, Çakorri është i Malit të Zi (Dokumente)

08.12.2015 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fakte të reja për demarkacionin: Me marrëveshjen e Kumanovës dhe hartën e KFOR-it, Çakorri është i Malit të Zi (Dokumente)

Muajt e fundit si asnjëherë më parë, kosovarët janë bombarduar me informacione të ndryshme për kufirin e shtetit më të ri në Evropë. Shkas për këtë u bë demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Por, edhe pas shumë viteve negocimi me palën malazeze ka shumë kundërthënie për vijën kufitare, transmeton Republika.info.

Deri më sot shumë ekspertë kanë publikuar harta të ndryshme, të cilat në të shumtën e rasteve nuk kanë pasur relevancë. Por, Republika.info sjell një hartë, që rrënjët i ka në Marrëveshjen e Kumanovës, e cila është nënshkruar ndërmjet NATO-s dhe Serbisë e Malit të Zi. Kjo marrëveshje i dha fund luftës në Kosovë dhe kapitullimit të regjimit të Millosheviqit. Marrëveshja e Kumanovës ka konfirmuar vijën kufitare të Kosovës, që ishte përcaktuar qysh në vitin 1974. E njëjta hartë përputhet edhe me vijën kufitare të rikonfirmuar nga Komisioni Qeveritar për shënimin e vijës kufitare dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, transmeton Republika.info.

Ku është keqkuptimi?

Sipas pikës 3, nënpikën (e) të marrëveshjes, përreth kufirit të Kosovës është krijuar zona e sigurisë prej pesë kilometra, e cila ka depërtuar në territorin e Serbisë dhe Malit të Zi. Pala malazeze mbi bazën e detyrimeve të Marrëveshjes së Kumanovës nuk ka pasur të drejtë as qasje në këtë tampon zonë nga Çakorri deri në kufirin me Kosovën, transmeton Republika.info.

“Zona e Sigurisë Tokësore (GSZ) është e definuar si një zonë pesë kilometërshe, që shtrihet përtej kufirit të Kosovës në territorin e pjesës tjetër të Republikës Federale të Jugosllavisë”, thuhet në pikën 3 (e) të Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake.

Edhe me hartën e KFOR-it, Çakorri është i Malit të Zi 

Kjo zonë tokësore e sigurisë, që ishte definuar me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të Kumanovës më 9 qershor 1999 ishte fuqizuar edhe përmes Rezolutës 1244.

Dhe në tërë këtë debat politik, vetëm duke u bazuar në këtë matje, pa përfshirë argumentin kryesor se 5 kilometra territor jashtë Kosovës ishte zonë e sigurisë, mund të dalin të sakta edhe deklaratat e opozitës, sepse nga pika aktuale e kufirit deri në Çakorr janë përafërsisht 5 kilometra.

Harta e KFOR-it, 1:250 000, viti 2000

Është hartë e botuar nga NATO/KFOR në të cilën trajtohen fushat e minuara brenda territorit të Kosovës. Në këtë hartë paraqiten kufijtë administrativ të Kosovës dhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës (me ngjyrë të kuqe dhe transparente).

Në këtë hartë është zmadhuar një pjesë e kufirit për komunën e Pejës, ku shihet qartë përputhshmëria e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës me kufirin e paraqitur në këtë hartë. Gjithashtu, është e zmadhuar edhe pjesa e legjendës ku janë të paraqitura kufijtë sipas marrëveshjes së Kumanovës, transmeton Republika.info.

Nëse NATO-ja e ka anashkaluar këtë fakt, atëherë pse për 16 vjet asnjë institucion qeveritar, lokal, qendror, parti politike, agjencion privat apo qeveritar apo ekspertë, madje as qeveritë dhe deputetët e Kosovës, nuk e kanë ngritur këtë çështje dhe nuk kanë kërkuar që zona tokësore e sigurisë të ketë pikënisje Çakorrin për të vazhduar 5 kilometra më tej në brendësi të territorit të Malit të Zi dhe jo anasjelltas, 5 kilometra në brendësi të territorit të Kosovës nga Çakorri, i cili qenka territor i yni sipas opozitës, e deri tek pika aktuale kufitare.

Demarkacioni me Malin e Zi nuk kundërshtohet prej komunave të Dukagjinit 

Kosova ka 1305 zona kadastrale, por janë vetëm katër komuna që me zonat e tyre kadastrale prekin vijën kufitare me Malin e Zi. Komuna e Junikut, Deçanit, Pejës dhe Istogut e prekin Malin e Zi në vijën kufitare me 18 zona kadastrale. Ndërsa, nga Mali i Zi janë vetëm tri komuna.

Nëse i referohemi dokumenteve kadastrale të komunës së Pejës, shihet qartë se prona dhe territori i saj nuk është cenuar dhe as nuk mund të cenohet nga askush, meqë kjo nuk mund të bëhet pa tjetërsimin e dokumenteve kadastrale, transmeton Republika.info.

 

Gjithashtu, territori i Pejës dhe i të gjitha komunave të tjera kufitare administrohet ekskluzivisht nga komunat, të cilat i kanë të dhënat e sakta për shtrirjen e tyre territoriale dhe për madhësinë e territoreve dhe asnjëra prej tyre nuk ka deklaruar se i është cenuar prona dhe territori. Prandaj, logjikisht mund të vihet në përfundim se është totalisht aventurë politike kur politikanët flasin për cenim të territorit të komunave të Dukagjinit, ndërsa vetë komunat që udhëhiqen prej vartësve të tyre nuk thonë se po i cenohet territori me vendosjen e kufirit me Malin e Zi, sepse nuk janë në gjendje as ta argumentojnë një gjë të tillë.

Sipërfaqja e Kosovës prej 10.877 km2 konfirmohet edhe në vështrimin monografik të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës “Kosova”, i botuar në vitin 2011. Madje, edhe në këtë botim të ASHAK-ut konfirmohet vija kufitare.

“Në pjesën veriperëndimore Kosova kufizohet me Republikën e Malit të Zi. Linja kufitare ka gjatësinë rreth 78.6 km. Nga trekufiri Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi e deri të trekufiri Kosovë-Mali i Zi-Serbi linja kufitare shtrihet nëpër kotat e larta të Bjeshkëve të Nemuna – Bogiçevicë, Mokën, Hajlë dhe Zhleb. Linja kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi prehet me dy arterie rrugore automobilistike në Qafë Kullë (1.795 m) dhe Çakorr (1849 m), që trajtohet si njëra ndër qafat më të larta malore në Ballkan”, shkruan në vështrimin e saj monografik “Kosova”, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. /Republika.info/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës