Lajmet

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

25.05.2026 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka vlerësuar lart kontributin e Ramush Haradinaj në shtetndërtimin e Kosovës dhe zhvillimin e demokracisë në vend. Përmes një postimi publik, Isufi tha se Haradinaj ishte vizionar në tranzicionin nga lufta në jetën politike, duke e cilësuar atë “origjinal të papërsëritshëm të traditës kombëtare”.

Ai gjithashtu përshëndeti tranzicionin e udhëheqjes në parti dhe zgjedhjen e Ardian Gjini në krye të AAK-së, duke theksuar se kjo paraqet shembull të demokracisë brendapartiake dhe do të jetë në të mirë të Aleancës dhe Kosovës.

Postimi i plotë:

Në një kohë kur përfunduam misonin për lirinë e Kosovës dhe bëmë transformimin e UÇK-së në TMK, ti kishe idenë e kalimit nga uniforma në jetën civile sepse vendimet për fatin e ushtrisë dhe të ardhmes së Kosovës, do të vareshin nga vendimet politike përmes zhvillimit të demokracisë dhe krijimit të institucioneve të vendit deri në pavarësi.

Me intuitë e qartësi mendimi u bëre vizionari e udhëheqësi i subjektit politik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që për 26 vjet kontribuoi në konsolidimin e demokracisë, ndërtimin e institucioneve vitale dhe krijimin e aleancave të qëndrueshme me ata që në momentet vendimtare ishin me ne.

Ti nuk ishe veç kryetar partie, por burrshtetas që përmbush e përfaqëson identitet kombëtar e shtetëror.

Me bindje të thellë në të drejtën e të vërtetën, optimist i palëkundur para sfidave e pengesave dhe thyes i tabuve kur të tjerët kishin dyshime e ishin skeptikë.

Ti ishe dhe mbetesh origjinali i papërsëritshëm i traditës së thellë kombëtare dhe personaliteti i proceseve zhvillimore integruese.

Krejt angazhimi yt është në frymën e lirisë, pavarësisë dhe avancimit kombëtar.

Tranzicioni që aplikove në parti në mënyrën më kolegiale duke i hapur rrugën kryetarit të ri Ardian Gjinit, është shembull i kultivimit dhe i zhvillimit të kulturës së demokracisë brendapartiake.

Duke pasur besimin e plotë, në angazhimet paraprake politike e institucionale të Kryetarit Gjini, me zgjedhjen e tij në Kuvendin e partisë, patjetër që do të fitojë Aleanca dhe Kosova në të ardhmen.

Faleminderit për gjithçka bëre në shërbim të atdheut Ramush, i bindur se bashkëpunimi vazhdon në konsolidimin e forcimin e shtetit e të kombit!

Urime dhe suksese, Kryetar Gjini!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje