Në vend të peshkut gjen mijëra euro në lum (Foto)

E publikuar: 07/12/2015 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbi 100 mijë euro gjendën në fund të lumit të Danubit në Vjenë.

Sipas policisë austriake nuk bëhet fjalë për grabitje, duke u nisur nga momenti që nuk ka pasur denoncime për ngjarje të ngjashme.

Paratë janë “peshkuar” dhe tharë nga një kalimtar i rastit.

Nëse në polici nuk paraqitet pronari i shumës së konsiderueshme, ajo mund t’i kalojë personit që i ka gjetur dhe që u fut në thellësi të lumit për t’i nxjerrë ato.

Kartëmonedhat ishin në prerje të mëdha, 500 dhe 100 euroshe.