Zhduket Bacca! Milanit i mungojnë golat e kolumbianit

07.12.2015 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zhduket Bacca! Milanit i mungojnë golat e kolumbianit

Ku ka humbur Carlos Bacca është kjo pyetja që mbizotëron mësëshumti në kokën e tifozëve të Milanit aktualisht. Sulmuesi kolumbian nuk shënon prej më shumë se 1 muaji me një thatësirë prej 371 minutash, dhe në këtë mënyrë shterpësia e Baccës po kthehet në një problem serioz edhe për MIlanin. Ish bomberi i Sevillas prej disa javësh ka humbur efikasitetin përpara portës kjo edhe për faktin se mbështetet shumë pak nga shokët e tjerë të skuadrës. Në barazimin zhgënjyes 0-0 ndaj Carpit që la kuqezinjtë në vend-numëro, 29-vjecari amerikano-jugor e preku vetëm 28 herë topin madje edhe Donarumma që luan në portë bëri më mirë se ai pasi e luajti në 35 raste topin.

Një e dhënë me të vërtetë shqetësuese kjo që duhet ta bëjë të reflektojë jo pak trajnerin e kuqezinjëve Sinisa Mihajlovic. Pas finalizimit ndaj Lazios, nisi disheza e Baccës por edhe ajo e Milanit pasi 18-herë kampionët e Italisë kanë grumbulluar vetëm 5 pikë në 4 ndeshjet e fundit. Paraqitje për tu harruar ato të sulmuesit kolumbian në sfidat ndaj Atalantës, Juventusit, Sampdorias dhe sëfundmi Carpit. Skema 4-4-2 e përdorur nga Mihajlovic në sfidat e fundit e penalizon shumë 29-vjecarin, prandaj trajner serb duhet me cdo kusht të ndryshojë dicka në mënyrë që Baccës ti paraqiten më shumë mundësi shënimi. 30 milionët Eurot e shpenzuara për të u dukën një investim i mirë kur sulmuesi kapi shifrën e 6 golave në 11 takime, por pas paraqitjeve të Baccës në 4 ndeshjet e fundit të kampionati,t te Milani kanë nisur të mendojnë nëse kanë bërë me të vërtetë zgjedhjen e duhur.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit